Mickoski: Përfundon koha kur fqinji lindor dhe kryeministri i i tij financoi politikanë të Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që këta t'i japin dhurata në formë të lëshimeve nacionale në kurriz të popullit të Maqedonisë
- Post By Arta Bunjaku
- 20:34, 5 tetor, 2025
Shkup, 5 tetor 2025
Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, foli në tubimin e sotëm në Radovish, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025, me slloganin "Zgjedhja e vërtetë! Njeriu yt! Vendi yt! Për të ardhmen tënde! Mickoski foli për temën për gjendjen me sistemin gjyqësor në vend. Sipas tij, gjyqësia është shërbëtor i eoitave politike nga pushteti i kaluar dhe të njejtit mbeten të pandëshkuar, sepse mbrojtja e tyre nuk është drejtësia, por, siç tha ai, sistemi i padrejtë, korrupsioni, nepotizmi, dhe lidhjet të cilat ata i bënë në gjyqësi dhe prokurori. Nga ana tjetër, nervoza e atyre të cilët i hynë punëss për t'u bërë shërbëtorë, sipas Mickoskit, nuk është sepse opinioni u kërkon rezultate, por për arsye se tani do të duhet të raportojnë për atë se si kanë punuar dhe përse nuk ka rezultate, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
"Sqarimin për 2% besim do ta shihni mu në prejardhjen e këtyre gjykatësve të cilët janë ose nga LSDM ose nga BDI. Por, edhe pse janë nervozë, edhe psse në çdo thënien time për të vërtetën për gjyqësinë ata reagojnë dhe bëjnë panik sikur të jetë rrezikuar pavarësia e tyre, duhet të dinë edhe ata edhe patronët e tyre politikanë se po vjen dita kur duhet të mbahet përgjegjësi", tha Mickoski.
Mickoski shtoi se nervoza është gjithashtu e pranishme edhe tek lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe.
Mickoksi theksoi se po ai FIlipçe, po tenton ta mbrojë të pambrojturën.
Mickoski në fund shtoi se koha kryeministri bullgar financonte politikanë të Maqedonisë, ndërkaq ata i reflektonin kompromise në kurriz të popullit për çështje kombëtare, ka përfunduar.
"Përfundoi koha e tyre. Përfundoi koha kur fqinji ynë lindor dhe kryeministri i tij financonte politikanë të Maqedonisë, në mënyrë që ata t'i japin dhuratë në formë të lëshimeve nacionale në kurriz të popullit të Maqedonisë, ndërkaq përfundoi koha e tradhtive, po fillon koha e politikës dinjitoze, e fakteve, argumenteve, kurrizit të drejtë dhe rezultateve. Vetëm kështu Maqedonia dhe të gjithë së bashku do të fitojmë", tha Mickoski.
Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së
Foto: VMRO-DPMNE