• e premte, 04 tetor 2024

Mickoski: Përballë një beteje të re, aq domethënëse sa krijimi i atdheut (video)

Mickoski: Përballë një beteje të re, aq domethënëse sa krijimi i atdheut (video)

Shkup, 8 shtator 2024 (MIA) – Atëherë beteja ishte si do të ngrihemi në këmbë, sot beteja është si do të bëjmë hapa të mëdhenj përpara, theksoi kryeministri Hristian Mickoski në fjalimin në akademinë solemne me rastin e Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatori nën sloganin “Së bashku luftojmë, së bashku do t'ia dalim".

Në Akademinë solemne në organizim të Qeverisë, Mickoski tha se kjo ditë na kujton udhëtimin tonë të gjatë drejt lirisë. 

“Sot jemi përballë një luftë të re, aq domethënëse sa krijimi i atdheut. Atëherë pati entuziazëm dhe energji të madhe dhe miratim të referendumit. Tridhjetë e tre vjet më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar dhe ne të gjithë jemi më me përvojë. Shumë disfata, shumë dështime, dështime në sistem. Beteja nuk duhet të ndalet sepse patriotizmi ekziston edhe sot, theksoi kryeministri.

Ai pyeti nëse, pas dekadash zhgënjimesh, beteja duhet të ndalet. “Përgjigja është asesi. Dhe ky nuk është opsion. Sepse patriotizmi ekziston edhe sot, dhe sot me këtë gjeneratë beteja duhet fituar. Patriotizmi është i njëjtë, por qëllimet dhe gjërat që duhet të fitojmë janë të ndryshme”, theksoi Mickoski.

Ai theksoi se si komb kemi dy synime të mëdha - të kapërcejmë zhgënjimin e çdo njeriu të shtresuar nga të gjitha dështimet dhe e dyta, të shtypim krimin dhe korrupsionin që metastazon në të gjitha pjesët e shoqërisë.

Theksoi se, siç tha, “do të luftoj me çdo atom të dëshmoj se jemi të ndryshëm nga gjithçka deri më tani dhe se i ndryshojmë gjërat”. 

Akademia solemne filloi me interpretimin e himnit kombëtar të Maqedonisë nga kori i fëmijëve. Pas çka u shfaq videoklipi "Vezilka" (Qendisje), i cili përfshin interpretimin origjinal të poezisë së Blazhe Koneskit, si dhe me interpretimin e veprave të autorëve maqedonas të ndërlidhur me këtë temë nga orkestra shtetërore e xhazit.

Siç bënë të ditur më pare nga shërbimi për informim i Qeverisë, ngjarja është pjesë e nismës më të gjerë të qeverisë për sensibilizimin e rëndësisë së pavarësisë dhe luftës së përbashkët të qytetarëve për një të ardhme më të mirë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR