• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski për Merkon: Nuk ka nevojë që dikush tjetër të na thotë se kemi kriminalitet

Mickoski për Merkon: Nuk ka nevojë që dikush tjetër të na thotë se kemi kriminalitet

Shkup, 22 qershor 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski lidhur me vendosjen e kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko në listën e zezë amerikane si dhe mundësinë e zgjerimit të saj, tha sot se ky është vetëm një konfirmim i asaj që ndjejnë qytetarët e vendit. Ai tha se në atë listë është vendosur një kryetar komune i cili është pjesë e udhëheqësisë së lartë të partisë politike Bashkimi Demokratik për Integrim, sepse kanë prova se ka kriminalitet të madh, por edhe se ka ndikuar në gjyqësorin dhe marrjen e vendimeve gjyqësore.

"Nuk kemi nevojë që dikush tjetër të na thotë se në Republikën e Maqedonisë ka kriminalitet, këtë e ndjen [do qytetarë, pasi kur t'i pyesësh ata do të thonë se për fat të keq Maqedonia është vendi më i kriminalizuar, shtet ku sundojnë klane. Shihni disa familje në Maqedoni që janë pjesë e udhëheqësisë më të lartë të partive politike në pushtet. Fitojnë pasuri milionëshe, të tillë janë shembujt që kemi parë dhe dëshmuar muajt e fundit. Rasti i fundit me qendrën afariste Soravia, më parë dyqane, hotele në qendër të Shkupit", ka thënë Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në aktivitetin ku së bashku me kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski mori pjesë në lëshimin në përdorim të qendrës operative në Trubarevë.

Sipas kreut të opozitës i vetmi që mbron Merkon është kryeministri Dimitar Kovaçevski.

"I vetmi që mbron Merkon është Dimitar Kovaçevski, edhe vetë BDI-ja hesht dhe prandaj do ritheksoj se derisa sa këtë mafia nuk e pastrojmë nga rrënjët, Maqedonia nuk do të ecë përpara dhe nuk do të ketë shpresë dhe do të vazhdojë të zbrazet", tha ai dhe shtoi se "Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së merr përsipër ta çrrënjos kriminalitetin".

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR