Mickoski për marrëdhëniet me Bullgarinë: Prisni, të mos shpejtojmë, për tango nevojiten dy persona
- – Për tango nevojiten dy persona, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe vendimin e Qeverisë së atjeshme që të ndërpritet lidhja hekurudhore me Maqedoninë e Veriut.
- Post By Fitore Curri
- 14:25, 14 mars, 2025

Shkup, 14 mars 2025 (MIA) – Për tango nevojiten dy persona, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe vendimin e Qeverisë së atjeshme që të ndërpritet lidhja hekurudhore me Maqedoninë e Veriut.
Mickoski theksoi se duhet të pritet, sepse ende nuk dihet nëse do të ketë marrëveshje ose nuk do të ketë. “Detyra jonë është të punojmë. Tani a do të ketë marrëveshje – për tango nevojiten dy persona. Duhet të shohim edhe nga ana tjetër se si funksionojnë”, tha kryeministri.
Për Korridorin 8 dhe për sjelljen e palës bullgare, ai tha se VMRO-DPMNE ka kohë që e ka komunikuar atë me publikun dhe se tani edhe konkluzionet e gazetarëve dhe mediave janë se kot do të shpenzohen paratë.
“Madje edhe konkluzionet e juaja janë në atë stil se kot i shpenzojmë paratë, por ne kur folëm për këtë ‘ja shihni këta të VMRO-së çka bëjnë’. E tani çka bëjmë”, pyeti Mickoski.
Në pyetjen çka do të bëjmë me paratë e dedikuara për hekurudhën, ai tha se duhet të pritet dhe se nuk duhet të shpejtohet.
“E dimë saktë se çka bëjmë, nuk do të bëjmë asnjë milimetër në kundërshtim me interesin e qytetarëve dhe shtetit, të jeni të sigurt”, siguron Mickoski, i cili ishte në një ngjarje në Gjorçe Petrov.
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski paraprakisht i sqaroi procedurat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut pas vendimit të djeshëm të Qeverisë bullgare lidhur me lidhjen hekurudhore dhe Korridorin 8. fc/
Fotografia: Qeveria