Mickoski: Për hekurudhën e shpejtë ka intersim nga institucionet e mëdha financiare të cilat deri tani nuk kanë qenë të pranishme në këtë pjesë të Evropës
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në Qeveri, deklaroi se ka interesim për financimin e projektit për hekurudhën e e shpejtë nga Korridori 10, nga institucionet financiare që deri tani nuk kanë qenë të pranishme në këtë pjesë të Evropës. Pasi të bëhet analiza, siç paralajmëroi, do të dalin me detaje në publik.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:26, 7 korrik, 2025
Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në Qeveri, deklaroi se ka interesim për financimin e projektit për hekurudhën e e shpejtë nga Korridori 10, nga institucionet financiare që deri tani nuk kanë qenë të pranishme në këtë pjesë të Evropës. Pasi të bëhet analiza, siç paralajmëroi, do të dalin me detaje në publik.
"Së shpejti nga sot, pas analizës, do të dalim me të dhënat se cila është oferta më e mirë. Ka oferta dhe kjo na bën veçanërisht të kënaqur, sepse institucionet e mëdha financiare botërore të cilët deri tani nuk kanë qenë të pranishme në këtë pjesë të Evropës, tani po tregojnë interesim për të marrë pjesë në këtë projekt, që veçanërisht na inkurajon", tha Mickoski.
Afati për dorëzimin e ofertave është deri sot, ndërsa Ministria e Financave kishte dërguar kërkesa për oferta deri te 24 institucione për financimin e ndërtimit të hekurudhës së shpejtë të Korridorit 10. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s