Mickoski për Euronjuz: Qytetarët jetojnë rëndë, por po kthehet shpresa, arritëm të jemi të parët në Evropë sipas investimeve të huaja dhe e ulëm inflacionin
- – Kryeministri Hristian Mickoski në intervistë për Euronjuz foli për gjendjen ekonomike në Maqedoni dhe standardin jetësor të qytetarëve të Maqedonisë. Sipas tij, siç informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut jetojnë rëndë, si edhe banorët e tjerë të rajonit, por ajo që është dallim është se po kthehet shpresa.
- Post By Fitore Curri
- 09:24, 16 maj, 2025
Shkup, 16 maj 2025 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski në intervistë për Euronjuz foli për gjendjen ekonomike në Maqedoni dhe standardin jetësor të qytetarëve të Maqedonisë. Sipas tij, siç informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut jetojnë rëndë, si edhe banorët e tjerë të rajonit, por ajo që është dallim është se po kthehet shpresa.
“Qytetarët jetojnë rëndë, si edhe të gjithë në rajon, por ajo që është dallim prej para një viti, është ajo se po kthehet përfundimisht shpresa", tha kryeministri Mickoski.
Parametrat të cilët janë arritur këtë vit, siç thekson Mickoski, janë shumë të qarta.
“Në vitin 2024, një miliard e dyqind e pesëdhjetë e pesë milionë euro investime të huaja direkte. Maqedonia është vendi me numrin më të lartë të investimeve të huaja për kokë banori në Evropë. Inflacioni në mars ishte 2,7% në nivel vjetor, 1,3% në muaj, që do të thotë deflacion. Edhe shporta e konsumatorit e llogaritur nga sindikata ka shënuar rënie të çmimeve krahasuar me vitin e kaluar. Muaji prill 2,6%, ndërsa në bazë mujore 0,6%. Pagat po rriten prej 9 deri në 10% në nivel vjetor. Banka Botërore parashikoi 1,8% për ekonominë dhe PBB-në, ndërsa ne patëm 2,8% në vitin 2024, për shkak të rritjes së fortë mbi 3% në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2024. Në tremujorin e parë të vitit 2025, pres deri në 4%, ndërsa mundet edhe mbi 4%. Këto janë numra, ndërsa unë jam matematikan dhe më pëlqen të flas për numrat, ndërsa numrat pasqyrohen në praktikë”, theksoi Mickoski në intervistën për Euronjuz. fc/
Foto: Qeveria