• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski për bisedimet me Bullgarinë: Kush mund të na garantojë se ndryshimet kushtetuese janë kërkesa e fundit

Mickoski për bisedimet me Bullgarinë: Kush mund të na garantojë se ndryshimet kushtetuese janë kërkesa e fundit

Uashington, 9 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë Hristian Mickoski i cili mbajti ligjëratë në Universitetin prestigjioz Xhon Hopkins në Baltimor, para të pranishmëve, mes tjerash, foli për fillimin e negociatave me BE-në, duke theksuar se nuk kemi garanci për një kërkesë përfundimtare në bisedimet me Bullgarinë.

"Ne nuk do të jemi të gatshëm të fillojmë negociatat nëse nuk përfshijmë në Kushtetutë disa qindra qytetarë tanë, që do të thotë se ata janë pjesë e pakicës bullgare në Maqedoni. Kush mund të na garantojë se kjo është kërkesa e fundit? Në gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg, kemi 14 aktgjykime të cilat thonë se të drejtat e komunitetit maqedonas në Bullgari janë shkelur. Dhe këtu lind pyetja logjike, të drejtat e kujt janë shkelur", tha Mickoski.

Duke folur për veton e Bullgarisë, ai theksoi se duhet të diskutohet për marrëdhënie të vërteta fqinjësore, por ato duhet të jenë të dyanshme. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, tha Mickoski, sakrifikuan shumë për perspektivën evropiane dhe mjaft me nënçmim.

"Ne nuk jemi politikanë të mbushur me akuza për krim dhe korrupsion siç ka në rajon. Do të mbrojmë interesat tona, ne jemi të gatshëm të diskutojmë me argumente, t'i paraqesim ato të njejtat, të shohim se argumentet e kujt do të mbizotërojnë. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë kontribuuar në perspektivën evropiane si askush më parë", theksoi kryeministri Mickoski.

Në ligjëratën prestigjioze në Universitetin Xhon Hopkins në Baltimor e cila ishte pjesë e vizitës në SHBA, ku delegacioni i Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë edhe në Samitin e NATO-s, kryeministri foli për tema të rëndësishme për Maqedoninë, me interes për rajonin e gjërë.

"Prioritet më i madh i Qeverisë do të jetë forcimi i ekonomisë. Ndërsa nuk mund të rritet, nëse nuk ka një luftë vendimtare kundër krimit dhe korrupsionit. Patjetër të përballemi me krimin dhe korrupsionin nëse duam të zhvillojmë vendin tonë për brezin e ardhshëm. Ka një koalicion të madh mes politikanëve të caktuar, gjyqtarëve, prokurorëve dhe elitës së biznesit dhe ne patjetër duhet ta shkatërrojmë atë koalicion, përndryshe do të dështojmë si të gjithë paraardhësit tanë dhe do të jemi të mposhtur", potencoi Mickoski.

Kryetari i Qeverisë theksoi se tri gjërat më të rëndësishme do të jenë investimet në energjetikë, interkonektori i gazit si dhe investimet në infrastrukturë, kumtoi Pre shërbimi qeveritar.

Kryeministri tha se nga fillimi ka nisur me idenë e shpërbërjes së Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publik, sepse ato dy institucione kanë vetëm 2 për qind besim midis qytetarëve.

"Kur ka një problem duhet të përballemi me atë dhe të gjejmë një zgjidhje. Ka ekspertë të cilët janë kundër, por askush nuk jep zgjidhje se si të zgjidhet i njëjti. Tani kemi status kuo-në, por do të vazhdojmë luftën tonë, në drejtim të vendosjes së drejtësisë dhe shpresës, ato dy shtylla shkojnë së bashku, në të kundërtën do të dështonim", tha Mickoski.

Ai ka theksuar se do të luftojë për qëndrimet e tij, do të përballet me argumente me të gjithë ekspertët, sepse populli është i uritur për drejtësi.

Kryeministri u ndal edhe në çështjen aktuale me Ukrainën.

"Vendi im është një donator i madh për Ukrainën. Kuvendi votoi për mbështetje të madhe për Ukrainën. Ne jemi ndër 5 ofruesit më të mirë të ndihmës për kokë banori në botë", theksoi kryeministri Mickoski, duke shtuar se ne nuk jemi një vend aq i madh dhe i pasur, por kemi bërë të gjitha përpjekjet për të mbështetur Ukrainën dhe popullin ukrainas. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR