• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski për bastisjen në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë: Ka indikacione për krijimin e qendrës së fuqisë në prokurori dhe gjyqësi

Mickoski për bastisjen në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë: Ka indikacione për krijimin e qendrës së fuqisë në prokurori dhe gjyqësi

Manastir, 26 korrik 2024 (MIA) - Për shkak të indikacioneve për keqpërdorime dhe krijimin e një qendre të fuqisë në prokurori dhe gjyqësi, policia hyri në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve  gjatë vizitës në Manastir.

Ai theksoi se Qeveria vazhdimisht do të luftojë kundër kriminelëve në sistemin gjyqësor dhe se, sipas tij, drejtësi duhet të marrë secili.

"Ka indikacione për krijimin e një qendre të fuqisë në prokurori dhe gjyqësi, i cili është i autorizuar nga partia, përmes shpalljeve të klasifikuara, zgjedhje dhe ngjashëm. Indikacione të tilla ka, nëse do të konfirmohet, për këtë do të tregojë MPB. Por, nëse konfirmohet nga ajo që unë e kam në dispozicion,  është një hap tjetër që realisht kemi edhe prokurorinë edhe gjyqësorin të penguar dhe kapur nga partia dhe nuk më habit që besimi është vetëm dy përqind", tha Mickoski.

Sipas tij, bëhet fjalë për përjashtime dhe se prokurorët dhe gjykatësit e ndershëm janë në plan të dytë.

"Këto janë në plan të parë, disa, dhe prandaj gjendja është ashtu siç është, pra besimi është vetëm dy për qind. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje, këtu nuk do të ndalemi si Qeveri. Qytetarët duhet të kenë drejtësi, sepse kjo është ajo me të cilën dolëm gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019", theksoi Mickoski.

Pjesëtarët e Departamentit për polici kriminalistike dhe Departamentit për zbulimin e krimit të organizuar dje kanë kryer bastisje në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë dhe kanë marrë dy celularë nga një person i punësuar në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, si dhe video shënime dhe dy dosje për një ish kandidat dhe një aktual të Akademisë. Njohuri për vepër të mundshme të kryer, sipas Prokurorisë Publike, kanë marrë gjatë analizës së celularit të prokurorit publik të dyshuar. sa/

Foto: Printskrin FB 

QËNDRONI TË LIDHUR