• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski për arratisjen e Ramadanit: T’i lëmë të prononcohen Prokuroria dhe gjykatat

Mickoski për arratisjen e Ramadanit: T’i lëmë të prononcohen Prokuroria dhe gjykatat

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot, ka komentuar rastin e arratisjes nga arresti shtëpiak në vend të Blerim Ramadanit, ish pjesëtarit të UÇK-së nga Kosova, kërkoi t'i lejohet prokurorisë dhe gjykatave për të gjykuar. Ai vlerësoi se është edhe një arsye për të zbatuar sa më shpejt reformat në drejtësi për të cilat apelon. Ai ka kërkuar që deri në fund të këtij muaji të dorëzohen idetë në atë drejtim dhe më pas, siç tha ai, "do të duhet të realizojnë reformat për të cilat Qeveria ka marrë mbështetjen e qytetarëve".

"Nuk e di cilat janë burimet", tha Mickoski për burimet në media se Ramadani ndodhet në Kosovë. 

I pyetur se si do të ndikojë ky rast në marrëdhëniet me Serbinë, ai theksoi se si qeveri duan të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha vendet pa përjashtim dhe pavarësisht nëse është Shqipëria, Greqia, Serbia...

Ajo që po ndodh në sistemin tonë të drejtësisë, tha Mickoski, është vetëm një hap më shumë drejt nevojës për reforma për të cilat gjatë gjithë kohës kam apeluar. 

"Dy për qind besim i qytetarëve rezulton në shumë pyetje dhe dilema të tilla: pse ndodh, si ndodh, pse merren vendime të tilla, pse dikush ikën, etj... Kjo është një arsye tjetër që më në fund të fillojmë të merremi me reformat në sistemin gjyqësor-prokurorial. Të gjitha idetë që synohet t'i dorëzohen Qeverisë nga ekspertët duhet të dorëzohen deri në fund të këtij muaji dhe më tutje ne si Qeveri do të duhet të fillojmë zbatimin e tyre për reformat për të cilat qytetarët na kanë votuar", tha Mickoski

Премиерот посочи дека законот мора да важи за секого. 

Nga MPB-ja më herët për MIA-n konfirmuan se Ramadani është arratisur nga arresti shtëpiak në shtëpinë e të afërmve në vend.

"Autoriteti gjyqësor kompetent ka dorëzuar dokumentacion në Ministrinë e Punëve të Brendshme për dhënien e fletarrestit qendror për personin B.R. pasi aktualisht është i pakapshëm për organet e ndjekjes. MPB po ndërmerr masa për gjetjen e personit", konfirmuan për MIA-n nga MPB.

Ramadani, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të Interpolit nga Serbia, më 17 korrik 2024 u arrestua në pikën kufitare të Jazhincës dhe u dërgua në burgun e Shutkës për 30 ditë paraburgim ekstradues. Përmbajtja e fletarrestit bazohet në dyshimet e Serbisë se Ramadani, si ish ushtar i UÇK-së, ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes.

Më 1 gusht gjykata kompetente e vendit ia ka ndryshuar dënimin Ramadanit nga "paraburgim" në "arrest shtëpiak" dhe sipas vendimit ai është dërguar në një adresë në Shkup. Me këtë vendim ishte parashikuar që ai të qëndronte në "arrest shtëpiak" deri më 16 gusht.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë vizitës së tij në pikën kufitare Tabanoc më 25 korrik, kërkoi nga autoritetet e Shkupit ekstradimin e Ramadanit në Serbi. Çështja e ekstradimit të tij u ngrit edhe gjatë vizitës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla në Shkup më 31 korrik. Sveçla tha se Shkupi duhet të vendosë në mënyrë të pavarur, duke akuzuar Serbinë se tenton të prishë marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ramadani, sipas mediave të Kosovës, është shtetasi i tretë i Kosovës si ish ushtar i UÇK-së, i arrestuar në Maqedoninë e Veriut në bazë të urdhërarrestit serb. Gafur Dugolli dhe Tomor Morina janë arrestuar edhe në të kaluarën, por me vendim gjykate janë liruar. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR