Mickoski: Optimizmi i Kovaçevskit për ndryshime kushtetuese intrigë politike, pranojmë të biem dakord për datë për zgjedhje në Kuvend
- Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e vlerëson si intrigë politike qëndrimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski se duhet t'u lihet hapësirë ndryshimeve kushtetuese për të cilat thotë se nuk do të ndodhin në të ardhmen nëse nuk ndryshohen rrethanat, gjegjësisht, siç thekson, "diktat bullgar".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:40, 14 tetor, 2023
Shkup, 14 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e vlerëson si intrigë politike qëndrimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski se duhet t'u lihet hapësirë ndryshimeve kushtetuese për të cilat thotë se nuk do të ndodhin në të ardhmen nëse nuk ndryshohen rrethanat, gjegjësisht, siç thekson, "diktat bullgar".
Për VMRO-DPMNE-në, siç deklaroi sot Mickoski, është e pranueshme që të dakordohet për datën e zgjedhjeve në Kuvend.
"Ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar nuk do të ketë në të ardhmen. VMRO-DPMNE-ja kur do të jetë qeveri nëse nuk ka ndryshim të rrethanave, nëse nuk shohim përparim sepse tani është tërësisht në drejtim të kërkesave bullgare, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese", tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në Shtip, në kuadër të fushatës "Është e rëndësishme! Prej teje varen ndryshimet".
Sipas tij, ajo që Kovaçevski ende lë hapësirë dhe është optimist se do të mblidhen dy të tretat për ndryshimin e Kushtetutës është vetëm intriigë politike.
"Ai optimizëm i tij është intrigë politike, sepse në këtë mënyrë do t'i mbajë të mobilizuar ata pak që kanë mbetur në selinë e LSDM-së, se ja sa nuk kanë ndodhur këto ndryshime", tha Mickoski.
Nuk kemi qëllim, theksoi Mickoski, të hyjmë në korrespodencën partiake për atë nëse duhet takim të liderëve apo nuk do të ketë takim të liderëve.
"Ai kërkoi nga Kovaçevski të emërojë njerëz që do të jenë të gatshëm të bisedojnë për datat për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, sepse sipas tij, "kryeministri po sillet në mënyrë qyqare sepse vazhdimisht ikë nga zgjedhjet, takimin e lidershipit dhe duelet".
Duke iu përgjigjur pyetjes që paraprakisht ia bëri kryeministrit se sa herë në gjashtë muajt e fundit kryesia e VMRO-DPMNE-së ka kërkuar dhe ka realizuar takime me liderin dhe funksionarë e lartë të BDI-së dhe çfarë është biseduar në ato takime, Mickoski theksoi se nuk ka pasur asnjë takim me njeriun e parë të BDI-së.
Ai konsideron se kryeministri Kovaçevski duhet ta shkarkojë zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqin për situatën në konferencën e djeshme për shtyp në Shkup, kur zëvendëskryeministri i lëshoi deklaratat e tij pasi një gazetar e pyeti kryeministrin "A mbeten në qëndrimin se nuk do të ketë zgjedhjet e përbashkëta parlamentare dhe presidenciale dhe a janë të gatshëm si qeveri, nëse nuk kanë sukses zgjedhjet i gjithë shteti të jetë në duart e partisë politike BDI".
Sipas Mickoskit, LSDM-ja të distancohet nga veprimi i Bytyqit, që, siç theksoi, është praktikë e keqe se si duhet të sillen politikanët.
Foto: VMRO-DPMNE