• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski: Ofrojmë konsensus rreth modelit kroat, qëndrojmë në dispozicion edhe për një takim liderësh

Mickoski: Ofrojmë konsensus rreth modelit kroat, qëndrojmë në dispozicion edhe për një takim liderësh

Shkup, 4 prill 2023 (MIA) - Ne më në fund ofrojmë publikisht një konsensus rreth modelit kroat, pa u mbyllur dhe pa fshehur asgjë nga opinioni. Çfarë është preambula në Kushtetutën e Kroacisë, prandaj le ta bëjmë preambulën edhe në Kushtetutën tonë. Ne qëndrojmë në dispozicion, nëse duan për këtë mund të flasim në një takim liderësh, porositi sot lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Ai sot në një deklaratë për media pas inspektimit të aktiviteteve të ndërtimit të një qendre të re sportive në Butel, i pyetur për ndryshimet kushtetuese, theksoi se ndërhyrja e mundshme në Kushtetutë ndodh në tre hapa.

"Hapi i parë është kur në Kuvend vjen një iniciativë me të cilën konformohet nevoja për hapjen e Kushtetutës. Kjo do të thotë se dy të tretat e deputetëve duhet të votojnë “pro”. Nëse ka dy të treta të  votave “po”, pason hapi i dytë, ndërsa ky është është formimi i Komisionit Kushtetues i cili do të punojë në amendemantet dhe dhe i çon  në fazën e dytë – në Parlament. Atëherë nevojitet shumucë nga numri i përgjithsh[m i deputetëve  ose 61 dhe nëse ka të tillë, atëherë sërish kthehen materialet ose amendamentet e votuara, formohet teksti përfundimtar dhe në hapin e tretë vjen në Paarlament procedura dhe më pas sërish  nevojiten dy të tretat e numrit të përgjithshëm të deputetëve. Kjo do të thotë se minimum 105 ditë duhen, nëse në një rast ideal kjo procedurë fillon nga fillimi deri në fund", tha Mickoski.

Siç tha, ne ndodhemi para fillimit dhe tani komisionet kushtetuese nuk formohen, por para deputetëve paraqitet i iciativë për përcaktimin e nevojës për hapjen e Kushtetutës.

 Zëdhënësja e partisë opozitare, Martija Miteva,  të dielën tha se pushteti shumë herë deri më tani në temën ndryshimet kustetuese në opinion i ka plasuar tezat për ndryshimin e kushtetutës sipas modelit kroat,   ndërsa duke pasur parasysh se Kroacia,  është vend anëtar i BE-së, ndryshimi i kushtetutës për të ashtuquajturin model kroat, tha ajo, për VMRO-DPMNE-në është seriozisht i zbatueshëm dhe i pranueshëm. ar/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR