• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski nuk pret krizë, pret që kërcënimet nga BDI-ja të vazhdojnë me intensitet të pandërprerë

Mickoski nuk pret krizë, pret që kërcënimet nga BDI-ja të vazhdojnë me intensitet të pandërprerë

Shkup, 12 mars 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski nuk pret krizë politike në prag të zgjedhjeve lokale, por pret, siç deklaroi sot, "kërcënimet nga ana e BDI-së vazhdojnë me intensitet të pandërprerë".

Sipas Mickoskit, BDI-ja më së paku është e interesuar për gjuhën ose gjyqtarët kushtetues, ajo, siç tha, është e frikësuar për "kapitalin e saj të fituar në mënyrë kriminele dhe dyshimet e bazuara për krimet që kanë ndodhur në vitet e fundit".

"Ata nuk janë mësuar të jenë në opozitë për një kohë të gjatë. Kur janë pak në opozitë, menjëher ka përgjegjësi dhe të gjitha aktivitetet për të cilat ka dyshime të bazuara, e të cilat kanë të bëjnë me krimin dhe kriminelët, dalin në sipërfaqe, që opinioni në vend t'i kuptojë dhe për këtë janë të frikësuar. Më së paku janë të interesuar për gjuhën dhe gjyqtarët kushtetues. Ata janë të frikësuar për kapitalin e tyre të fituar në mënyrë kriminele dhe për dyshimet e bazuara për krimet e ndodhura në vitet e fundit, sidomos dy vitet e fundit, sepse në mënyrën e egër kriminale me të cilën ndryshuan Kodin Penal, për fat të keq i dhanë vetes amnisti për krimet nga e kaluara dhe për fat të keq, ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Pikërisht tani iniciativën që e ngritën para Gjykatës Kushtetuese, para gjyqtarëve të tyre kushtetues që i zgjodhën, edhe me kusht që Gjykata Kushtetuese të thotë se do të shfuqizohet ky Kod Penal, ata megjithatë janë amnistuar për krimet që kanë bërë katër, pesë, gjashtë vjet më parë", theksoi kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me paralajmërimin e BDI-së për interpelancën e gjyqtarëve kushtetues.

Siç vlerësoi Mickoski, kur është në pyetje BDI-ja, më së paku bëhet fjalë për të drejta të caktuara.

"Më së paku bëhet fjalë për ndonjë të drejtë, ata janë të frikësuar për haciendat e tyre, automjetet e shtrenjta luksoze, qendrat tregtare, dyqanet, për dyshimin e bazuar për krim në FIZHT, në Ministrinë e Ekonomisë,...", tha kryetari i Qeverisë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR