• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Nuk kemi negociata me askënd, por ka sinjale nga të gjitha anët

Mickoski: Nuk kemi negociata me askënd, por ka sinjale nga të gjitha anët

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - A do të jetë ai apo ajo kandidati i nominuar për president nga VMRO-DPMNE, ende zgjasin analizat dhe do të dihet në gjysmën e dytë të shkurtit, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së në intervistën e sontme në "Top Tema" në Tv Telma.

Sa u përket zgjedhjeve të dyfishta presidenciale dhe parlamentare, për Mickoskin ka qenë logjike dhe ka pasur gjasa, siç tha ai, “që zgjedhjet presidenciale të dështojnë dhe tani nënvizoi ai, "nuk kemi garanci se do të kenë sukses në aspektin e censusit”.

"Raundi i dytë është i rëndësishëm edhe tani jam skeptik deri në një masë se nëse nuk organizohemi etj... pas rezultatit të raundit të parë dhe letargjisë që do të ndodhë te LSD, a do ta mobilizojë elektoratin. Aktivi jonë do të mobilizohet. Vlerësoj se ajo që ka ndodhur që nga viti 2019 ua bën të qartë votuesve në Maqedoni se cila është zgjedhja. Të jeni të sigurt se fitorja do të jetë e madhe", deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski vlerësoi se fitorja e tyre do të jetë shumë e madhe dhe pret që ajo fitore të jetë 2 me 1.

Mickoski pohon se ka parti që kanë dashur të hyjnë në koalicion me VMRO-DPMNE-në, por ka theksuar se nuk kanë negociata me BDI-në, por ka pasur njerëz që janë pjesë e kryesisë së BDI-së që duan të hyjnë në koalicion me VMRO- DPMNE-në.

"Nuk kemi negociata me asnjë prej tyre, as me Lidhjen Evropiane për Ndryshim në të cilin janë Kasami, Gashi dhe Mexhiti, nuk kemi as me Maksim Dimitrievskin, nuk kemi as me këtë pjesë të BDI-së që dëshiron të çlirohet nga këto njerëz, nuk kemi me askënd. Kjo mund të ndodhë në gjysmën e dytë të shkurtit, por ka sinjale nga të gjitha anët. Ne fundja jemi në politikë", deklaroi Mickoski.

Ai shtoi se partneri i tyre është populli dhe normalisht, siç tha ai, në skenën politike partner i koalicionit shqiptar do të donte të ishte, tha ai, ky koalicion i trefishtë – Lidhja Evropiane për Ndryshim e Kasamit, Gashit dhe Mexhitit.

I pyetur nëse janë duke biseduar me Arben Taravarin, Mickoski tha se nuk kanë biseduar sepse “Arbenin siç e njeh dhe pikëpamjet e tij, duhet të largohet sa më shpejt prej aty dhe t'i bashkohet strukturës anti-BDI”.

Sipas Mickoskit, Danella Arsovska dhe partia e saj Alternativa e Re në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, siç tha, mund të fitojë disa qindra vota në njësi të ndryshme zgjedhore dhe nuk ka potencial për diçka më shumë, eventualisht nëse hyn në koalicion me parti të tjera më të vogla politike. Kohët e fundit në Qytetin e Shkupit, theksoi ai, është shprehur qartë koalicioni i partive politike GROM, Alternativa e Re, BDI, LSDM dhe E Majta.

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR