Mickoski: Nuk jam i kënaqur nga reflektimi i drejtësisë i gjyqësisë dhe prokurorisë
- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski në intervistën e sotme në emisionin Objektiv në Televizionin e Maqedonisë tha se nuk dëshiron ta komentojë hetimin për tragjedinë në Koçan në mënyrë që të mos ndikojë ndaj tij, por theksoi se nuk do të ndalojë së kritikuari punën e gjykatësve dhe prokurorëve, sepse, siç tha, nuk është i kënaqur nga reflektimi i drejtësisë.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:36, 24 qershor, 2025
Shkup, 24 qershor 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski në intervistën e sotme në emisionin Objektiv në Televizionin e Maqedonisë tha se nuk dëshiron ta komentojë hetimin për tragjedinë në Koçan në mënyrë që të mos ndikojë ndaj tij, por theksoi se nuk do të ndalojë së kritikuari punën e gjykatësve dhe prokurorëve, sepse, siç tha, nuk është i kënaqur nga reflektimi i drejtësisë.
"Unë nuk do të jepja kualifikim se sa jam i kënaqur apo nuk jam i kënaqur në këtë moment, nga arsyeja e thejshtë se çfarëdo lloj kualifikimi im mund të kuptohet si ndonjë ndikim. Megjithatë kur kryetari i Qeverisë jep një kualifikim për një rast të caktuar, kjo mund të konsiderohet si ndikim. Por, nuk më pengon ta kuptojnë atë qirtimin tim në fjalimin tim të djeshëm kur thashë se nuk jam i kënaqur nga shpejtësia e reflektimit të drejtësisë në prokurori dhe gjyqësi. Sepse ai është një perceptim i përgjithshëm dhe ndjenjë e prëgjithshme tek qytetarët. Dhe ajo është akoma ana e dobët e kësaj shpqërie, dhe ajo është drejtësia e ngadalshme dhe ndjenja se nuk ka drejtësi për të gjithë njejtë. Dhe këtu duhet të gjithë së bashku të punojmë", ishte decid Mickoski.
fotо: Shërbimi për shtyp i Qeverisë