• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Nuk heq dorë nga shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, por po pres propozime

Mickoski: Nuk heq dorë nga shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, por po pres propozime

Shkup, 31 korrik 2024 (MIA) - Nuk heq dorë nga shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë si reformë, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski pas nënshkrimit të marrëveshjes për franshizë të Tikvesh Invest me hotelin Holidej In ne Kavadar. Në pyetjen e një gazetari, Mickoski thotë se pret propozime për reforma në gjyqësor, si dhe se ka përjashtime për prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar që lejojnë disa kriminelë të mendojnë se janë mbi ligjin, por megjithatë. tha ai, kjo nuk është tabloja e përgjithshme.

"Kërkoj me dëshpërim propozime që besimi i qytetarëve në gjyqësor të mos jetë dy për qind, që qytetarët e ndershëm të mos bëhen kriminelë dhe qytetarët e ndershëm të bëhen kriminelë. Pse? Sepse kemi përjashtime të prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, kjo nuk është tabloja e përgjithshme të kuptohemi. Këtij populli i ka ardh në maje të hundës të ndihet si qytetar i dorës së dytë në vendin e tij, sepse disa kriminelë mendojnë se janë mbi ligjin dhe këto institucione ia bëjnë të mundur sepse janë aty falë atyre pak kriminelëve politikë dhe kriminelëve të vërtetë. Unë kaq di", theksoi Mickoski.

Nëse ofrohen zgjidhje më të mira, theksoi se është i gatshëm të diskutojë, pasi sipas tij, përqindja e ulët ndikon edhe në investimet në vend.

"Jam gati të flas me këdo. Kushdo që ka një ide le të vijë, jam gati të dëgjoj. Vetëm të mos paraqiten ekspertë të përjetshëm, mbiemrat e të cilëve rastësisht dalin si anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor. Ekspertët e tillë të përjetshëm i di metodat e tyre, këto na kanë çuar në këto 2 për qind", tha Mickoski. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR