• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski nga Vevçani: Me vendosjen e tatimit solidar Qeveria nuk është e drejtë ndaj atyre të cilët rregullisht i paguajnë taksat, nuk duhet të ketë qytetarë të privilegjuar

Mickoski nga Vevçani: Me vendosjen e tatimit solidar Qeveria nuk është e drejtë ndaj atyre të cilët rregullisht i paguajnë taksat, nuk duhet të ketë qytetarë të privilegjuar

Vevçani, 28 korrik 2023 (MIA) - Qeveria sërish nuk është e drejtë dhe e ndershme ndaj atyre që i përfundojnë obligimet, përkatësisht të gjithë të cilët i paguajnë taksat e tyre, janë qytetarë lojalë dhe me ligjin për tatimin solidar do të duhet të paguajnë më tepër. Në llogari të asaj, ata të cilët edhe deri më tnai nuk kanë paguar, të cilët janë pjesë e ekonomisë gri do të vazhdojnë edhe më tutje të mos paguajnë, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristia Mickoski duke e komentuar propozimin e Qeverisë për vendosje të tatimit solidar.

Sipas tij, nuk guxon të ketë qytetarë të privilegjuar dhe qytetarë të rendit të dytë, duke i cekur ngjarjet aktuale në fshatin Sllupçan, në të cilat, theksoi, se e tërë Qeveria është prëfshirë në bindjen e banorëve t'i paguajnë faturat e energjisë elektrike, diçka që sipas ligjit, ata duhet ta bëjnë.

"Ja këtu në Vevçani kemi rreth 2.500 banorë, pagesa është mbi 98 për qind e energjisë elektrike, supozoj ajo është edhe pagesa e tatimeve. Dhe tani, përse këta njerëz në Vevçan duhet të jenë qytetarë të rendit të dytë, ndërsa këa nga Sllupçani të jenë të privilegjuar. A duhet edhe këta këtu tnai t'i ngrejnë në ajër transformuesit e EVN-së apo të bëjnë diçka tjetër për të tërhequr vëmendjen. A duhet të bëjnë siç po bëjnë bashkëqytetarët në Sllupçan? Gjithsesi se jo, nuk është ajo mënyra e duhur, secili qytetar duhet t'i përmbushë obligimet e vta ndaj shtetit në pajtim me ligjet dhe në pajtim me Kushtetutën",tha Mickoski. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR