• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski nga Uashingtoni: Me Qeverinë e re filluan reformat, investimet, transformimi digjital, për standard më të mirë jetësor

Mickoski nga Uashingtoni: Me Qeverinë e re filluan reformat, investimet, transformimi digjital, për standard më të mirë jetësor

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në kuadër të vizitës së tij në Uashington, SHBA, realizoi disa takime, ndër të cilat një takim produktiv dhe miqësor me kongresmenin Brendan Bojl, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

"Ata diskutuan për prioritetet e Aleancës së NATO-s dhe rëndësinë e ruajtjes së demokracisë dhe paqes. Në takim u promovuan mundësitë dhe potencialet ekonomike që ofron shteti, si dhe beteja vendimtare kundër korrupsionit dhe krimit, që është angazhim kyç i qeverisë së re", thuhet në komunikatë.

Kryeministri Mickoski pati takim pune edhe me kryetaren e NDI-së, Tamara Kofman Vites, me të cilën biseduan për proceset demokratike në vend.

"Një nga problemet më akute është korrupsioni, për të cilin si qeveri e re po punohet intensivisht për ta zhdukur, që nënkupton edhe përgjegjësi për shkelësit e ligjit. Nuk duhet t'i lëmë pritshmëritë e qytetarëve, duhet të punojmë në vendosjen e mekanizmave ku do të mbrohet qytetari dhe interesat e tij. Koha e gënjeshtrës, e paaftësisë dhe e mospunës ka kaluar. Fillon koha e reformave, investimeve, transformimit digjital. Ne duhet të japim shembull të mirë për të gjithë në gjetjen e rrugës për një standard më të mirë të jetesës dhe një shtet të sigurt që u përket të gjithë qytetarëve", nënvizoi Mickoski në takim.

Ai pati një takim edhe me ish-ambasadorin e SHBA-së në vend Filip Riker, ku u bisedua për sfidat me të cilat përballet vendi, si dhe për mbështetjen e nevojshme për arritjen e interesave strategjike.

Mickoski diskutoi edhe për potencialin që ofron rajoni për bashkëpunim ekonomik dhe politik.

"Duhet ta ndryshojmë realitetin dhe ta përmirësojmë jetën e qytetarëve", theksoi Mickoski, shtohet në komunikatë. mb/

Foto: Qeveria e RMV-së

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR