• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Nga nesër fillon pagesa e pensioneve me rritje

Mickoski: Nga nesër fillon pagesa e pensioneve me rritje

 Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale thekson se nesër do të realizohet premtimi për rritjen e pensioneve.

 "E shfrytëzoj këtë rast t'ju uroj për pensionet më të larta, që do të fillojnë të paguhen nga nesër. Ajo që e premtuam në fushatë për pensione më të larta, për rritje lineare të pensioneve po bëhet realitet. Nga nesër pensionistët në Maqedoni do të kenë pensione më të larta. Ju këtë e keni merituar duke punuar shumë gjatë jetës suaj. Tani është periudha kur duhet ta shijoni. Kjo Qeveri mbetet 100 për qind e përkushtuar për të realizuar atë që ka qenë premtimi ynë gjatë fushatës parazgjedhore", thotë Mickoski në një video të publikuar në profilin e tij në Fejsbuk.

 Njëherit e paralajmëron llogaridhënien për punën e Qeverisë në 100 ditët e para nesër në mesditë, në të cilin thekson se do të mund të dëgjohet se çfarë është bërë në periudhën e kaluar dhe çfarë do të bëhet në periudhën e ardhshme.

 Pensionet nga nesër do të paguhen me rritje prej 2.500 denarë, ndërsa për atë shumë do të rriten edhe në mars të vitit të ardhshëm, si pjesë e premtimit të VMRO-DPMNE-së për rritje lineare prej 5.000 denarë të të ardhurave të pensionistëve.

 

 

https://www.facebook.com/reel/770148188514777

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR