• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Nga nëntori fillon me punë kopshti i sapondërtuar në Angellci, komuna e Vasilevës, do të përkujdeset për 53 fëmijë

Mickoski: Nga nëntori fillon me punë kopshti i sapondërtuar në Angellci, komuna e Vasilevës, do të përkujdeset për 53 fëmijë

Shkup, 5 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot informoi se kanë kontrolluar kopshtin e sapondërtuar në fshatin Angellci, që paraqet klon të kopshtit kryesor në Vasilevë.

"Kontrolluam kopshtin e sapondërtuar në fshatin Angellci, që paraqet klon të kopshtit kryesor në Vasilevë. Kopshti do tëpërkujdeset për 53 fëmijë deri në moshën gjashtëvjeçare dhe paraqet institucion të dytë të llojit të tillë në komunën e Vasilevës", kumtoi Mickoski në Fejsbuk.

Ai shtoi se pas aktiviteteve të ndërmarra dhe investimeve shtesë nga komuna, janë siguruar të gjitha dakordimet dhe lejet e nevojshme nga Ministria e Financave dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Shtoi se kopshti nga nëntori do të fillojë me punë dhe do të kujdeset për fëmijët e parë.

"Kujdesemi për të vegjlit tanë, sepse ata janë e ardhmja dhe fuqia e shtetit tonë", theksoi Mickoski. ab/

Foto: FB kryeministri Hristian Mickoski

QËNDRONI TË LIDHUR