Mickoski nga Dojrani: Ka një zgjim dhe bashkim të madh të qytetarëve rreth idesë për ndryshime
- Ato këpucë të ciat i renditën para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë duke simbolizuar shpërnguljen e qytetarëve të Maqedonisë, pronarët e atyre këpucëve asnjëherë nuk erdhën, por numri i atyre këpucëve u rrit për dhjetë herë të cilët i presin pronarët që u larguan nga Maqedonia në gjashtë vjet e gjysmë, theksoi lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski në tubimin në Dojran.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:36, 16 prill, 2024
Dojran, 16 prill 2024 (MIA) - Ato këpucë të ciat i renditën para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë duke simbolizuar shpërnguljen e qytetarëve të Maqedonisë, pronarët e atyre këpucëve asnjëherë nuk erdhën, por numri i atyre këpucëve u rrit për dhjetë herë të cilët i presin pronarët që u larguan nga Maqedonia në gjashtë vjet e gjysmë, theksoi lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski në tubimin në Dojran.
Shtoi se si profesor në fakultet mund të thotë se tetë nga dhjetë studentë të tij, menjëherë pas diplomimit kur i kanë qyetur cila është e ardhmja juaj, cili është plani juaj, çfarë planifikoni të bëni, të gjithë thanë se po ikin sa më larg nga këtu.
"Dhe jo vetëm se arsyeja është ekonomike, sepse si inxhinierë kanë një rrogë fillestare relativisht tërheqëse, por më shumë sepse ndjejnë frustrime, sepse disa qytetarë janë të privilegjuar dhe janë qytetarë të dorës së parë, ndërsa ata djehen si qytetarë të dorës së dytë. Në disa pjesë të Maqedonisë ligjet vlejnë, ndërsa në disa pjesë të Maqedonisë ligjet nuk vlejnë", tha Mickoski.
Sipas tij, janë disa javë kyçe javë përpara që do të përcaktojnë dukshëm ardhmërinë e Maqedonisë se në cilin drejtim do të shkojë, sepse nuk janë vetëm zgjedhje të zakonshme dhe nuk do të jetë klishe, siç tha "nëse them se këto zgjedhjet, janë praktikisht një udhëkryq në të cilin drejtim do të marrë Maqedonia në të ardhmen".
"Unë jam i bindur se ky do të jetë drejtimi i duhur dhe nga ajo që e shoh në dymbëdhjetë ditët e fundit në mbarë Maqedoninë është se me të vërtetë ka një zgjim dhe bashkim të madh të qytetarëve rreth idesë për ndryshime", nënvizoi Mickoski.
Mickoski theksoi se nëse e bëjmë një vështrim prapa në atë që ndodhi kur qeveria në Maqedoni e ka udhëhequr LSDM-ja, atëherë do të arrijmë në përfundimin elementar se Maqedonia humbi më së shumti si shtet, qytetarët sepse u varfëruan, u grabitën dhe po ashtu, jo më pak i rëndësishëm, humbi identiteti maqedonas, duke renditur shembuj nga pavarësia e Maqedonisë e deri më sot.
Kryetari i VMRO DPMNE-së theksoi se këtë po e thotë me qëllim që ta përkujtojë rëndësinë e 24 prillit dhe 8 majit, nga Dojrani, duke iu drejtuar të gjithë qytetarëve kur të marrin vendimin, çdo gjë që thuhet duhet të merret parasysh që të mos përsëriten disfata, grabitje, përçmime, poshtërime dhe turpi që i sjell gjithmonë, pa përjashtim, qeveria e LSDM-së.
Në tubimin në Dorjan foli edhe bartësi i listës për deputetë në njësinë e katërt zgjedhore të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit, Aleksandar Nikolloski, i cili i dërgoi disa mesazhe kryetarit të Dojranit, Ango Angov dhe se kishte dëgjuar se kryetari ka filluar të bëjë presion dhe të ofrojë ryshfet.
Foto: VMRO-DPMNE