Mickoski: Nesër kemi takim me ZNAM-in për zgjedhjet lokale, ndërsa kandidatëve të LSDM-së ju dëshiroj fushatë të suksesshme dhe humbje të sigurt
- Nesër do të kemi një takim fillestar me partinë politike ZNAM për të parë se cilat janë pritjet, ndërsa sa u përket kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët e LSDM-së u uroj fushatë të suksesshme dhe humbje të sigurt në zgjedhjet e ardhshme lokale, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për koalicionin me ZNAM-in në zgjedhjet lokale dhe duke komentuar kandidatët për kryetarë komunash të LSDM-së.
- Post By Fami Bajrami
- 12:53, 3 korrik, 2025
Shkup, 3 korrik 2025 (MIA) - Nesër do të kemi një takim fillestar me partinë politike ZNAM për të parë se cilat janë pritjet, ndërsa sa u përket kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët e LSDM-së u uroj fushatë të suksesshme dhe humbje të sigurt në zgjedhjet e ardhshme lokale, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për koalicionin me ZNAM-in në zgjedhjet lokale dhe duke komentuar kandidatët për kryetarë komunash të LSDM-së.

Ai shtoi të se dielën do të mblidhet Komiteti ekzekutiv i partisë ku do të përcillet ajo që është biseduar.
"Vazhdojnë edhe bisedimet me partitë politike nga koalicioni i brendshëm dhe do të fillojnë konsultimet me partitë politike që duan t'i bashkohen VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale, ashtuqë kemi një qasje sistematike ndaj aktiviteteve. Kur të kemi më shumë informacione do ta informojmë publikun për koalicionet që do të krijohen për zgjedhjet", ka thënë kryeministri Mickoski.
Foto: MIA