• e enjte, 02 janar 2025

Mickoski: Nëse dikush din se ku gjendet Grubi, shpresoj se do të thirret në Prokurori

Mickoski: Nëse dikush din se ku gjendet Grubi, shpresoj se do të thirret në Prokurori

Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski shpreson se Prokuroria do t'i bëjë thirrje liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili, siç njoftuan dje mediumet e Kosovës, ka deklaruar se "ish zëvendëskryeministri Artan Grubi gjendet në territorin shqiptar" dhe se do të kthehet në vend vetëm nëse nuk ka drejtësi hakmarrëse dhe selektive.

"Shpresoj se kjo do të arrijë deri te Prokuroria dhe do të ketë procesurë juridike, ku nëse kemi persona që e din se ku gjendet i arratisuri nga ligji, do ta ftojë atë person dhe ai do të japë përgjigje në pyetjen se ku gjendet i arratisuri nga drejtësia. Për gjithçka tjetër mund ta japë koment se secilit i është e qartë se si janë vendosur prokurorët dhe gjykatësit gjatë shtatë viteve të kaluara. Të njëjtit ata, pa të cilët nuk ka mundur të kalojë kualifikimi përmes Akademisë së gjykatësve fdhe prokurorëve publikë, tani thonë se drejtësia dikujt i është pamundësuar dhe se kjo është përndjekje politike. Të përkujtoj - personi i përmendur i arratisur gjendet në listën e sanksioneve të SHBA-së dhe aty qartë thonë se ky person së bashku me një tjetër lidhen me skandale të shumta korruptive. Supozoj se nuk do ta akuzojnë edhe Departamentin e Shtetit se bëjnë përndjekje politike", deklaroi sot Mickoski.

Sipas kryeministrit, mënyrë më e lehtë që të dëshmohet nëse dikush është fajtor apo jo, është të vijë, të dëshmojë dhe të ballafaqohet me drejtësinë.

"Nuk ka asjgë të keq në atë që të vish dhe të thuash nëse ke të drejtë apo jo, ndërsa prokurorët edhe gjykatësit të vendosin më tej çka dhe si. Ne nuk përzihemi, ata le të vendosin në bazë të dëshmive që do t'i marrin nga hetimi", tha Mickoski.

Nga Prokuroria republikane publike sot kanë dalë me informatë se për Grubin është shpallur fletarrest kombëtar dhe ndërkombëtar  dhe se organet e vendit dhe ndërkombëtarë të obliguara për kryerjen e atyre urdhërave kanë autorizim që t'i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme, duke përfshirë edhe thirrjen e personave tjerë nëse ata kanë njohuri ku gjendet i dyshuari.

"Prokuroria publike ka lëshuar urdhër për shpalljen e urdhërarrestit kombëtar dhe ndërkombëltar për personin e dyshuar. Organet e vendit dhe ndërkombëtarë, të obliguar për kryerjen e atyre urdhërave i kanë të githa autorizimet që t'i ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme për kërkimin e personit, duke përfshirë edhe të bëjnë thirrje dhe zhvillojnë biseda me persona tjerë, të cilët do të mund të kenë njohuri për lokacionin, ku gjendet i dyshuari", thuhet në përgjigjen e PPRMV-së. bsh/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR