• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski në telefon ka biseduar me Borisovin, pret ai të formojë një qeveri që do të heqë pengesat në rrugën tonë drejt BE-së

Mickoski në telefon ka biseduar me Borisovin, pret ai të formojë një qeveri që do të heqë pengesat në rrugën tonë drejt BE-së

Shkup, 28 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot zhvilloi një bisedë telefonike me Bojko Borisovin, lider i Partisë së Djathtë GERB e cila fitoi më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare në Bullgari, me ç'rast shprehu bindje se do të formohet një qeveri stabile e qendrës së djathtë në Bullgari, e cila do të japë kontribut në heqjen e pengesave që kontestojnë rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian.

"Sot pata një bisedë telefonike miqësore me zotëri Bojko Borisovin, të cilit me kënaqësi i urova fitoren e partisë si motër GERB në zgjedhjet parlamentare në Bullgari. Gjatë bisedës shpreha bindje se do të formohet një Qeveri stabile e qendrës së djathtë në Bullgari, e cila do të japë kontribut në heqjen e pengesave që kontestojnë rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian. Besoj se vetëm me përpjekje dhe dialog të përbashkët mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e dy vendeve tona", shënoi kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai pret që marrëdhëniet e Maqedonisë me Bullgarinë do të vazhdojnë të zhvillohen në drejtim pozitiv dhe produktiv, të udhëhequra, siç thotë ai, nga respekti dhe mirëkuptimi, për të mirën e të gjithëve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR