• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski në takim me Lami: Bashkëpunimi është i domosdoshëm për ndërtim të marrëdhënieve tl fuqishme të partneritetit dhe përparimit ekonomik

Mickoski në takim me Lami: Bashkëpunimi është i domosdoshëm për ndërtim të marrëdhënieve tl fuqishme të partneritetit dhe përparimit ekonomik

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri  Hristian Mickoski sot u takua me sekretarin shtetëror për punë të jashtme, Komonuelth dhe zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, Dejvid Lami.

"Sot në Samitin e komunitetit evropian politik në Londër realizova takim dhe bisedova me Dejvid Lami, sekretar shtetëror për punë të jashtme, Komonuelth dhe zhvilim të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore. Këmbyem mendime për temat aktuale politike në rjaon dhe EVropë dhe e konfirmuam nevojën për bashkëpunim më të afërt dhe më të ngushtë të vendeve nga Evropa në fushën e çështjeve të sigurisë dhe energjetikës", kumtoi Mickoski në Fejsbuk.

Konkluduam, shkroi Mickoski, se bashkëpunimi është i domosdoshëm për ndërtim të marrëdhënieve të fuqishme të partneritetit dhe përparimit ekonomik.

"U dakorduam se rajoni dhe Mbretëria e Bashkuar kanë interes të përbashkët në fushën e sigurisë dhe ndërtimit të marrëdhënieve stabile rajonale në kuadër të proceseve euroatlantike", thuhet në kumtimin e kryeministrit Mickoski.

Mickoski, nënkryetari i Qeverisë, Izet Mexhiti dhe ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale, Sanja Bozhinovska ditët në vijim do të marrin pjesë në Samitin e komunitetit politik evropian.

Nikoqir i samitit të Komunitetit politik evropian është kryeminitri britanik, Kir Starmer, ndërsa do të mbahet në ambientin historik të pallatit Blenhajm në Oksfordshir, Angli. ab/

Fotо: Fejsbuk i kryeministrit Hristian Mickoski

QËNDRONI TË LIDHUR