• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski në takim me grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së

Mickoski në takim me grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së

Shkup, 1 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot ka mbajtur takim koordinues me grupin parlamentar, pas së cilës në status në rrjetin social Fejsbuk ka theksuar kërkesën që të mos vonohet seanca për ndryshime kushtetuese, duke përsëritur qëndrimin se nuk ka ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar dhe kërkesën për respektimin e vullnetit të popullit.

"Sot kam pasur koordinim të rregullt me ​​grupin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit. Nuk ka ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar. Jemi ashpër kundër zgjidhjeve ligjore që parashikojnë rritje tarifash, rritje të taksave që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e varfërisë, kërkojmë që të mos zvarritet procedura dhe të keqpërdoret pozicioni për të shtyrë seancën për ndryshime kushtetuese. Do të respektohet vullneti i qytetarëve dhe interesi i tyre që të mos dorëzohen para kërkesave për kompromise në dëm të interesave shtetërore", shkruan Mickoski në Fejsbuk.

Kuvendi ka nisur punën pas pushimeve me seancat e disa organeve kuvendore, ndërsa seanca e parë e re është caktuar për 5 shtator. ls/

Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR