• e hënë, 17 mars 2025

Mickoski në Koçan e ndjek gjendjen pas zjarrit, e anuloi vizitën në Podgoricë

Mickoski në Koçan e ndjek gjendjen pas zjarrit, e anuloi vizitën në Podgoricë

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski nga mëngjesi e ndjek situatën pas zjarrit katastrofik në diskotekë që ka ndodhur mbrëmë, informojnë nga Qeveria.

Kryeministri e anuloi udhëtimin në Podgoricë në takimin e EPP-së, ndërsa do të kërkojë edhe anulim të Samitit të Ballkanit Perëndimor që duhet të mbahet në Shkup.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në deklaratë për mediume po ashtu potencoi se edhe kryeministri është në Koçan, por nuk tha nëse do të ketë mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë.

Toshkovski kumtoi se në zjarrin në diskotekë jetën e kanë humbur 51 persona, ndërsa mbi 100 janë lënduar. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR