Mickoski në inaugurimin e presidentit amerikan Tramp, janë paralajmëruar takime me Lutnikun, Nunesin dhe Pavlovskin
- Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski më 20 janar në Uashington do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Tramp. Siç informojnë nga Qeveria për MIA-n, Micksoki më 20 janar do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” e cila do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë Tramp Media dhe Rumple.

Shkup, 10 janar 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski më 20 janar në Uashington do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Tramp. Siç informojnë nga Qeveria për MIA-n, Micksoki më 20 janar do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” e cila do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë Tramp Media dhe Rumple.
Është paralajmëruar se gjatë qëndrimit në Uashington, kryeministri i Maqedonisë do të takohet me Hauard Lutnik, bashkëkryesues i ekipit për tranziciont të presidentit Donald Tramp dhe ministër i Tregtisë, Devin Nunes, kryesues me trupin këshillues për inteligjencë të Presidentit Donald Tramp dhe drejtor ekzekutiv i "Trump Media Corporation" dhe me drejtorin ekzekutiv të "Rambëll" Kris Pavlovski. Nga Qeveria theksojnë se janë të mundshme edhe takime të tjera.
Ky do të jetë inaugurimi i dytë i Donald Tramp, i cili do të jetë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në inaugurimin në Kapitol pritet të marrin pjesë presidentë dhe kryeministra të shumtë, si dhe drejtues të organizatave botërore. Mandati i parë presidencial i Trump ishte nga 20 janari 2017 deri më 20 janar 2021.
Kryeministri Mickoski në intervistën e Vitit të Ri për MIA-n paralajmëroi se më 18 janar do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), dy ditë para inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur amerikan Tramp.
Në intervistën për MIA-n, kryeministri paralajmëroi se gjatë vizitës në Uashington janë planifikuar shumë takime dhe biseda dhe tema që dëshiron, siç thotë, t'i hapë dhe mbyllë. Paralajmëroi se do të takohet me figura kryesore nga administrata e Uashingtonit.
"Përveç Brukselit, Uashington është një vend jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne si vend dhe për ne si qeveri. Pret të tërheq vëmendjen e SHBA-së që të shohin Ballkanin me një sy tjetër. Së pari duhet të tërheqim vëmendjen rajonale - që Uashington të na shikojë si një rajon, jo si një individ në atë rajon. Po - një individ i rëndësishëm, një udhëkryq natyyror, zemra e Ballkanit, por, megjithatë, nëse e shikojmë Ballkanin si tërësi, atëherë përmes optikës së Uashingtonit mund t'i shohim gjërat më qartë dhe dua që të gjitha këto t'i paraqes atje, cilat janë përparësitë që ne ofrojmë si vend i vogël, i bukur në zemër të Ballkanit, por edhe cilat janë sfidat për rajonin", tha Mickoski në intervistën.
Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në një intervistë televizive mbrëmë informoi se fakti që kryeministri Mickoski ka marrë ftesë për të marrë pjesë në inaugurimin e Trampit është një gjë e madhe dhe e rrallë dhe me shumë gjasa është i vetmi nga rajoni që do të marrë pjesë.
"Kryeministri mori një ftesë. Kjo është një ngjarje e madhe dhe e rrallë, dhe me shumë gjasa është i vetmi nga rajoni që do të marrë pjesë. Diçka që flet shumë, jo vetëm për vendin, por edhe për të personalisht, se si përjetohet dhe vlerësohet në vendin më të fuqishëm në botë. Është një nder i madh dhe jam i bindur se kryeministri do ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë për të prezantuar Maqedoninë dhe për të paraqitur interesat kombëtare të vendin tonë, që në fund të ditës do të jetë dobi për të gjithë ne”, tha Nikolloski. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s