• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mickoski në darkën e organizuar nga presidenti Bajden, nga Uashingtoni me porosi që fokusi të vihet në të ardhmen, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin

Mickoski në darkën e organizuar nga presidenti Bajden, nga Uashingtoni me porosi që fokusi të vihet në të ardhmen, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski i cili e kryeson delegacionin qeveritar në Uashington në Samitin e NATO-s me rastin e 75-vjetorit të formimit të Aleancës, dje mori pjesë në darkën në Shtëpinë e Bardhë të organizuar nga presidenti amerikan Xho Bajden për shefat e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në Samit. 

"Mora pjesë në darkën në Shtëpinë e Bardhë të cilën e organizoi presidenti i SHBA-së, Xho Bajden për shefat e qeverive dhe shteteve me rastin e 75-vjetorit të NATO-s. Këtë mundësi e shfrytëzova që të loboj për Maqedoninë dhe të dërgoj porosi se rajoni në vend se me të kaluarën duhet të merret dhe të ndërtojë të ardhmen. Është e nevojshme qasje e re dhe politikë e argumenteve", shkroi Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Mickoski në rrjetet sociale njoftoi se në margjinat e Samitit të NATO-s ka pasur ditë dinamike me shumë takime me çka ka biseduar me kryeministrin malazez, presidentin kroat, kryeministrin hungarez, ndërsa i ndau edhe takimet me kryeministren italiane Xhorxha Meloni, me kryeministrin spanjoll Pedro Sançez, si dhe me fqinjët, kryeministrin bullgar dhe shqiptar. Në bisedimet porosinë e dytë të cilën e ka dërguar është se kaloi koha e politkanëve të korruptuar të cilët vijnë nga vendi dhe se duhet të flasim si partnerë të vërtetë, si fqinj, sepse partneriteti dhe fqinjësia e mirë është rrugë në dy drejtime. 

Me homologun e tij shqiptar Edi Rama fokusi ishte në zhvillimin e rajonit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira përgjatë dialogut të barabartë.

"Realizova takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rajoni mund të zhvillohet vetëm nëse punon shpejtë për të ardhmen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve. Të fokusohemi rreth pikave të cilat na bashkojnë dhe janë bazë për zhvillim dhe ndërtim të marrëdhënieve të mira. Është koha që të fillohet koha e re e dialogut të barabartë dhe miqësive të sinqerta", ka porositur Mickoski.

Ai edhe me porosi se do të japin gjithçka nga vetja që ta kthejnë dinjitetin e humbur. 

"Edhe një herë dua t'ju uroj një Maqedoni të madhe, ne ju duam dhe jemi krenarë sepse me të vërtetë po bëjmë çmos për të kthyer atë dinjitet të humbur që fatkeqësisht nuk e kemi pasur në shtatë vitet e fundit, jo vetëm këtu në Uashington, por kudo në botë sepse na përfaqësonin politikanë, të cilët, për fat të mirë të qytetarëve, tani i përkasin të kaluarës. fc/

Fotografia: Hristian Mickoski Fejsbuk

 

 

 

.

QËNDRONI TË LIDHUR