• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski - Millanoviq: Evropë e qëndrueshme dhe e përparuar është e pamundur pa anëtarësim të plotë të të gjithë rajonit

Mickoski - Millanoviq: Evropë e qëndrueshme dhe e përparuar është e pamundur pa anëtarësim të plotë të të gjithë rajonit

Shkup, 7 maj 2025 (MIA) – Evropë e qëndrueshme, e përparuar dhe e integruar është e pamundur pa anëtarësim të plotë të të gjithë rajonit, potencoi kryeministri Hristian Mickoski pas drekës së sotme të punës me presidentin kroat Zoran Millanoviq i cili është për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. 

Siç theksohet Mickoski në një publikim në Fejsbuk, me presidentin kroat biseduan për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, si dhe për rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta në përballjen me sfidat globale. 

“Biseda ishte e përmbushur me qëndrime të sinqerta, perspektiva rajonale dhe vizione të përbashkëta për të ardhmen. Ishte konfirmuar mbështetje për të ardhmen evropiane të Maqedonisë dhe perspektiva e qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, bën të ditur Mickoski. 

Millanoviq, i cili është në vizitë zyrtare në vend, u prit në aeroportin e Shkupit nga shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Timço Mucunski, ndërsa me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake u prit nga presidentja Gordana Siljanovska – Davkova me të cilën kishte takim dhe konferencë të përbashkët për media. fc/

Foto: Fejsbuku i Hristian Mickoskit

QËNDRONI TË LIDHUR