Mickoski me porosi për LSDM-në: Do të grisen edhe valixhet me para nga fqinji lindor, ndërkaq as në ndërtesat dhe vizat nga Dubai nuk ka fat, drejtësia do të arrijë tek ju
- E dëgjoj Venko Filipçen se si flet se e kam mbrojtur kiearkinë. Tërë jetën time ia kushtova librit dhe lapsit, dhe ashtu e ndërtova veten. Dhe unë në politikë hyra me nder dhe me qëllime të sinqerta, dhe gjendja ime pronësore prej atëherë deri më sot është e pandryshuar. Ndërkaq ai, i ulur në prehërin e gurusë së tij, me haciendë në Vodno e bërë derisa isshte ministër, me kontrata partiake me gurunë e tij, i cili me rrogë nëpunësi - që si kryeministër, apo si kryetar komune - ka perandori në vlerë prej qindra milionë eurove, tha Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së në tubimin e sotëm në Strumicë, ceket në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, të cilën MIA e publikon në formë integrale.
- Post By Arta Bunjaku
- 22:37, 5 tetor, 2025
Strumicë, 5 tetor 2025
E dëgjoj Venko Filipçen se si flet se e kam mbrojtur kiearkinë. Tërë jetën time ia kushtova librit dhe lapsit, dhe ashtu e ndërtova veten. Dhe unë në politikë hyra me nder dhe me qëllime të sinqerta, dhe gjendja ime pronësore prej atëherë deri më sot është e pandryshuar. Ndërkaq ai, i ulur në prehërin e gurusë së tij, me haciendë në Vodno e bërë derisa isshte ministër, me kontrata partiake me gurunë e tij, i cili me rrogë nëpunësi - që si kryeministër, apo si kryetar komune - ka perandori në vlerë prej qindra milionë eurove, tha Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së në tubimin e sotëm në Strumicë, ceket në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, të cilën MIA e publikon në formë integrale.
Mickoski theksoi se këtu pason pyetja logjike, si nga një familje e mesme arrihet deri tek milionat që i kanë dhe disponojnë me to.
"Përgjigjen e dini, ndërsa rezultatin e paguajmë të gjithë ne - quhet shtet i shkatërruar dhe sistem i cili po dështon dhe të cilin tani duhet ta ndërtojmë nga themelet e tij. Dhe le të krijojnë pasqyrë të rrejshme të dhembshurisë, sepse themelet e kësaj shtëpie përbëhen nga sshpresat, motivet dhe sakrifica e mijëra njerlzve të cilët u endërtuan në atothemele. Dhe tërë kohën time ia kuhstoj asaj që ta ngrisim Maqedoninë, por mos paramendoni se kam harruar për çastin që ia bëtë shtetit", tha Mickoski.
Mickoski foli për fushsatën dhe spotet me të cilat prezantohet LSDM në këto zgjedhje.
Mickoksi me porosi drejtuar Filipçes: "Venko, kablloja nuk mund të jetë kurfarë ardhmërie, por vetëm shërbëtor i mirë i zotërinjve të tij politik të cilëve u shërben me krenari dhe nder, dhe as nuk përpiqet të ndryshojë diçka".
Mickoski tregoi për faktin se nga LSDM as nuk demantojnë, as nuk konfirmojnë për lidhjet dhe paratë nga Bullgaria.

Sipas Mickoskit, tejet shumë zjgati ky proces, tejet gjatë ishin robëruar shpresat, fati dhe pritjet e njerëzve, u ishte marrë e drejta e ardhmërisë.
Sot, trashëgimtari i tij Venko Filipe vjen këtu - jo për të ofruar vizion për të ardhmen, të marrë instruksione nga Zaevi. Na bindë se kjo është vatër e pamposhtur e LSDM-së, se këtu nuk ka ndryshime. Por kohërat ndryshojnë. Ja ku jemi këtu, këtu përballë jush, nga Strumica e bukur dhe krenare. Erdhi dita kur ata do të bien ndërsa populli do të fitojë. Strumica do të fitojë", tha Mickoski.
Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së
Foto: VMRO-DPMNE