• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Mbrojtësit e kanë mbështetjen time të padyshimtë

Mickoski: Mbrojtësit e kanë mbështetjen time të padyshimtë

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Mbrojtësit e kishin, e kanë dhe do ta kenë mbështetjen time të padyshimtë. Ky ligj i cili dje ishte në rend dite është dorëzuar nga deputetja Sllavjanka Petrovska, gjegjësisht LSDM-ja, dhe ajo që është interesante është se kur u votua nevoja për sjelljen e rendit të ditës, LSDM-ja e braktisi seancën, sepse vetë deputetja dhe LSDM-ja nuk po e dorëzojnë ligjin sepse ua mendojnë të mirën mbrojtësve, por e dorëzojnë për të krijuar sërish tensione etnike, intolerancë etnike,.. sepse ajo do të jetë harta në të cilën ata dhe partitë tjera opozitare pa dallim nëse janë të bllokut maqedonas ose shqiptar do të luajnë në periudhën e ardhshme, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes së një gazetari për propozim-ligjin për mbrojtësit të dorëzuar në Kuvend.

"Këshilla ime për qytetarët është të mos bien pre e kësaj sepse situata është stabile. Përfundimisht fillojmë të zhvillohemi, rritet prodhimtaria industriale, rritet industria e kërkesës, inflacioni po ulet, investimet fillojnë, cikli investues, rriten pensionet, kthehen subvencionet e bujqve, gjithë ajo që është e nevojshme për t'u zhvilluar si shtet po ndodh. Prandaj, unë kërkoj që këto tema, që janë tema reale, të mos krijojnë konflikte etnike dhe ndarje etnike. Ky është qëllimi. Kjo do të jetë politika. Nuk dinë të ngrenë ekonominë apo të bëjnë propozime, nuk dinë të ndërtojnë, nuk dinë të bëjnë asgjë të mirë, por janë mjeshtër të krijimit të këtyre lloj tensionesh. Kjo është esenca dhe do të ndodhë gjatë periudhës, por ne jemi shtet - do të mbrohemi dhe do të mbrojmë qytetarët dhe sigurinë e Maqedonisë", thotë Mickoski.

Në pyetjen se a pajtohet me deklaratat e "Vlen"-it, se nëse ky ligj do të kalojë, të njëjtat privilegje duhet t’i kenë edhe ish pjesëtarët e UÇK-së dhe se ky ligj është shkruar në Reçicë, por i propozuar nga LSDM-ja. Mickoski përsëriti se mbrojtësit do ta kenë mbështetjen e tij.

"Reçica dhe Bihaqka" kanë pasur mundësi të diskutojnë për këto tema për shtatë vjet. Ju kam thënë se cili është qëllimi dhe dua të aludoj sërish se kështu do të funksionojnë edhe në periudhën e ardhshme. Ata nuk mund t'i mobilizojnë njerëzit në asnjë mënyrë tjetër sepse milionerët dalin nga goxhallarët që kanë hyrë në politikë, milionerët dalin nga komandantët. Kjo është fundi. Kjo është thelbi i asaj që ata kanë bërë në 20 vitet e fundit dhe do të përsëris se mbrojtësit e kanë dhe do ta kenë mbështetjen time", u përgjigj Mickoski. sa/

Фото: Принтскрин

QËNDRONI TË LIDHUR