• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski mbërriti në Kosovë, në vijim seanca ndërqeveritare

Mickoski mbërriti në Kosovë, në vijim seanca ndërqeveritare

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski mbërriti në Prishtinë ku sot seancë të përbashkët kanë dy qeveritë pas së cilës do të nënshkruhen marrëveshje dypalëshe dhe memorandume për bashkëpunim në disa fusha.

Pas pritjes zyrtare, u mbajt tet-a-tet takim i dy kryeministrave, ndërsa për momentin mbahet seanca ndërqeveritare, njoftoi raportuesi i MIA-s nga Prishtina.

Pas seancës, do të nënshkruhen tre dokumente, përkatësisht momenrandum për bashkëpunim në fushën e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, me të cilën do të definohen nismat e bashkëpunimit në fushën e energjetikës, gazit, thëngjillit, energjisë dhe projektet përkatëse infrastrukturore për ndërlidhjen e gazit dhe nisma tjera projektuese, si dhe inicimi i bashkëpunimit për të shqyrtuar mundësinë e zhvillimit të lidhjes së re direkte për gaz të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

I dyti është Informacioni për lidhjen e protokollit për zbatimin e Marrëveshjes për vendkalimet e përbashkëta kufitare "Bllacë-Han i Elezit" dhe "Jazhincë-Glloboçicë". Me këtë protokoll rregullohet mënyra e inspektimit dhe kontrollit doganor, infrastruktura e vendkalimeve të përbashkëta kufitare, lidhshmëria e ndërsjellë e sistemeve të menaxhimit të kufirit dhe mënyra e mirëmbajtjes së objekteve.

Dokumentii tretë që do të nënshkruhet është memorandumi për mirëkuptim ndërmjet Ministrisë për Arsim dhe Shkencë të Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacione të Kosovës.

Në orës 13:45 pritet të dy kryeministrat të mbajnë konferencë të përbashkët për media. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR