• e mërkurë, 05 mars 2025

Mickoski: LSDM-ja ka më së paku kredibilitet të flasë për aktivitetin tonë ndërkombëtar dhe lidhje me administratën e Trampit

Mickoski: LSDM-ja ka më së paku kredibilitet të flasë për aktivitetin tonë ndërkombëtar dhe lidhje me administratën e Trampit

Negotinë, 26 shkurt 2025 (MIA) - Koalicioni i LSDM-së dhe BDI-së, i cili në shtatë vitet e fundit nuk ka zgjedhur mjete dhe mënyra që ta përulë dhe turpërojë Maqedoninë dhe të vetëpasurohet në kurriz të qyetarëve ka më së paku kredibilitet që të flasin për aktivitetin tonë ndërkombëar dhe lidhjet me admninistratën e presidentit Tramp. Këtë e ka theksuar kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet e gaztarëve për vërejtjet e sotme të liderit të LSDM-së opozitare Venko Filipçe se votimi i fundit për rezolutat për Ukrainën në Kombet e Bashkuara ka treguar se politika e jashtme e Maqedonisë është pa kompas dhe vendos pa prioritete të jashtme politike.

Ai përkujtoi në akuzat e opozitës se janë anti-NATO dhe anti-Amerikë, gjegësisht se janë prorusë, ndërsa sipas Mickoskit, tani u pengon që janë bashkëpunimit jashtëzakonisht të mirë me administratën e re të presidentit Tramp.

"Dhe po, ne ishim bashkësponsorë të asaj rezolute së bashku me disa shtete tjera, Izraeli, Hungaria dhe Gjeorgjia. Dhe do ta përkujtoj opinionin maqedonas se ajo është rezoilutë obligative, sepse ka kaluar në Këshillin e Sigurosë, kur anëaret tjera që janë të përhershme, por edhe ato që janë në rotacion, nuk kanë votuar kundër, që do të thotë se e kanë mbështetur rezolutën, pas së cilës si bashkësponsor paraqitet Qeveria e re e Maqedonisë, gjegjësisht përfaqësuesi ynë në Kombet e Bashkuara", tha Mickoski.

Ndërkohë, sqaroi se kur është dashut që të votohet rezoluta në Asamblenë e përgjithshme janë parashtruar disa amendamente, pjesa më e madhe e të cilave janë refuzuar, ndërsa një është pranuar dhe atëherë propozuesi SHBA e ka shfrytëzuar të drejtën dhe ka votuar me absenim. Qeveria e Maqedonis, theksoi ka qenë në bashkërendim të plotë me SHBA-në dhe ata kanë votuar me abstenim.

"Më vjen keq që politika e optikës në plazhet e ngrohta me rërë dhe politika e optikës këtu në Maqedoni nuk janë të njëjta, kështu që ndoshta disa nga liderët e opozitës ende jetojnë në rërën e ngrohtë dhe shohin me ato syze dhe me atë optikë. Fatkeqësisht, ende nuk janë zgjuar nga ëndrra se janë në opozitë dhe do të jenë gjatë në opozitë, kurse qytetarët kanë besim dhe i besojnë Qeverisë, të cilën e udhëheq koalicioni "Maqedonia Juaj", gjegjësisht VMRO-DPMNE dhe partitë politike që janë pjesë e kësaj Qeverie, koalicioni Vlen dhe partia politike ZNAM. Përderisa nuk e ndryshojnë perspektivën e tyre dhe përderisa shohin nga perspektiva që është e natyrshme për plazhet ranore të disa vendeve ekzotike, e jo realitetin që e lanë në Maqedoni, do të jenë në opozitë edhe për një kohë të gjatë", tha Mickoski.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në konferencë për shtyp theksoi se me votimin e fundit për rezolutat për Ukrainën në KB, Qeveria e Maqedonisl ka dërguar mesazh se politika e jashtme e saj është improvizim dhe e ka thelluar konfuzionin që ka pranuar të jemi bahskësponsorë të rezolutës amerikane dhe pastaj votuam me abstenim. mb/

Foto: MIA   

QËNDRONI TË LIDHUR