Mickoski: Ligjet dhe rregullat janë të qarta dhe çdonjëri duhet t'i respektojë
- – Ligjet dhe rregullat janë të qarta dhe çdonjëri duhet t’i respektojë, porositi sot kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për arrestimin e këngëtarit serb Aca Llukas të premten në një paraqitje në Kavadar.
- Post By Fitore Curri
- 12:38, 24 nëntor, 2025
Strugë, 24 nëntor 2025 (MIA) – Ligjet dhe rregullat janë të qarta dhe çdonjëri duhet t’i respektojë, porositi sot kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për arrestimin e këngëtarit serb Aca Llukas të premten në një paraqitje në Kavadar.
Ai theksoi se nuk e ka ditur për rastin dhe se para disa ditëve ishte informuar nga bashkëpunëtorët në kabinet, pas përfundimit të ngjarjes, duke theksuar se me kujdes do t’i ndjekin, siç tha, sjelljet e artistëve të tillë të estradës dhe menaxherëve të tyre.
“As që e dija që kjo kishte ndodhur, të them të drejtën. Njerëz nga Kabineti më telefonuan për të më informuar disa ditë më parë. Dhe supozoj se dikush atje dëshiron të krijojë estradë, e cila është e pranishme atje për t'u transferuar këtu. Mendoj se nuk duhet t'i kushtohet shumë vëmendje kësaj. Ligjet janë të qarta, rregullat janë të qarta, të gjithë duhet t'i respektojnë. Dhe ne do ta monitorojmë me shumë rigorozitet dhe kujdes sjelljen e këtij lloji artistësh estrade dhe menaxherëve të tyre”, deklaroi Mickoski pasi promovimit të Qendrës së Burimeve për Mbështetjen e Zhvillimit të Komunave.
Gjatë kryerjes së aksionit të kontrollit në objekte hotelierike në zonën e Kavadarit të premten natën ishte ndërprerë paraqitja e këngëtarit serb Aca Llukas, sepse, sipas MPB-së, ishte konstatuar se ka përformuar pa leje adekuate. fc/
Foto: MIA