• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski - Kurti: Është koha për zgjidhje të çështjeve ekonomike

Mickoski - Kurti: Është koha për zgjidhje të çështjeve ekonomike

Prishtinë, 18 nëntor 2024 (MIA) – Është koha që t’i zgjidhim çështjet ekonomike, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski në konferencën e sotme të përbashkët për media me homologun e tij kosovar Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët qeveritare në Prishtinë. 

Dy kryeministrat dhe anëtarët e të dyja qeverive kanë biseduar për spektër të gjerë të çështjeve me interes të ndërsjellë duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, rritjen e shkëmbimit tregtar, projektet infrastrukturore dhe përpjekjet e përbashkëta për sigurimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë rajonale, informon raportuesi i MIA-s nga Prishtina. 

Mickoski vlerësoi se takimi ishte jashtëzakonisht produktiv, me dialog të sinqertë dhe të hapur që është me rëndësi kyçe për fuqizimin e marrëdhënieve mes të dyjave vendeve. 

“Jemi të bindur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha Mickoski, duke potencuar se qytetarëve u intereson standardi më i lartë. 

Ai tha se janë dakorduar hapa konkretë për përmirësimin e lidhjeve transportuese dhe energjetike që do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe progresin e vendeve të rajonit. Gjithashtu edhe për arsimin dhe të rinjtë. 

Kryeministri Hristian Mickoski në mbledhje e sotme ndërqeveritare në Prishtinë ka theksuar se pret që vitin e ardhshëm bashkëpunimi ekonomik mes të dy vendeve të arrijë gjysmë miliardë euro.

Kryeministri kosovar Kurti e falënderoi kryeministrin Mickoski për vullnetin për thellimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e partneritetit mes të dy shteteve në interes të qytetarëve dhe të rajonit. 

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës sot në Prishtinë mbajtën mbledhje të përbashkët pas çka ishin nënshkruar marrëveshja dypalëshe dhe memorandume për bashkëpunim në shumë sfera. Me mbledhjen kryesuan kryeministrit Hristian Mickoski dhe Albin Kurti. 

Pas mbledhjes u nënshkruan tre dokumente. I pari është memorandum bashkëpunimi në fushën e energjetikës, minierave dhe burimeve minerale, i cili përcakton iniciativat e bashkëpunimit në fushën e energjetikës, gazit, qymyrit, energjisë elektrike dhe projekteve përkatëse të infrastrukturës për ndërlidhjen e gazit dhe nisma të tjera projektesh, si dhe inicimin e bashkëpunimit për të shqyrtuar mundësinë e zhvillimit të një lidhjeje të re të drejtpërdrejtë të gazit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dokumenti i dytë është Informacioni për lidhjen e protokollit për zbatimin e Marrëveshjes për vendkalime të përbashkëta kufitare Bllacë – Hani i Elezit dhe Jazhincë – Glloboçicë. Me këtë protokoll rregullohet mënyra e kontrolleve dhe kontrollit doganor, infrastrukturës dhe pikave të përbashkëta kufitare, lidhjes së ndërsjellë të sistemeve të menaxhimit kufitar dhe mënyrës së administrimit të objekteve. 

Është nënshkruar edhe Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioneve të Kosovës. 

Pas pritjes zyrtare, u mbajt takim tet-a-tet i dy kryeministrave Mickoski dhe Kurti, ndërsa pastaj edhe mbledhje ndërqeveritare. 

Anëtarët e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e kryesuar nga kryeministri Mickoski në Prishtinë ishin pritur me nderimet më të larta. fc/

Fotografia: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR