• e hënë, 17 mars 2025

Mickoski: Kjo është një ditë e vështirë dhe shumë e trishtë për Maqedoninë

Mickoski: Kjo është një ditë e vështirë dhe shumë e trishtë për Maqedoninë

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - Kjo është një ditë e vështirë dhe shumë e trishtë për Maqedoninë! Humbja e kaq shumë jetëve të të rinjve është e pariparueshme, ndërsa dhimbja e familjeve, njerëzve të dashur dhe miqve është e pamatshme. Në këto momente trishtimi të thellë, mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë, ndërsa familjeve të të ndjerëve forcë për ta përballuar këtë humbje të paimagjinueshme”, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski në Fejsbuk. 

Kryeministri u bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente – shërbimeve shëndetësore, policisë, autoriteteve lokale – që të marrin masa urgjente për të ndihmuar të lënduarit dhe për të mbështetur familjet e prekura.

"Qeveria është plotësisht e mobilizuar dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t'u përballur me pasojat dhe për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie. Gjatë ditës, pas shqyrtimit të rrethanave pranë institucioneve kompetente, do t'i drejtohem opinionit me më shumë informacione për hapat e ndërmarrë. Në këto momente trishtimi të thellë, kur zemrat tona janë thyer me dhimbje për shkak të kësaj tragjedie të tmerrshme, bëj thirrje për unitet, solidaritet, humanizëm dhe përgjegjësi”, thotë Mickoski.

Sipas informacioneve zyrtare, nga zjarri në diskotekën në Koçan kanë humbur jetën 51 persona dhe mbi 100 janë lënduar.

Në zjarrin në diskotekën në Koçani, sipas informacioneve zyrtare, e kanë humbur jetën 51 persona dhe mbi 100 janë lënduar. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR