• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Kemi investime historike në kulturë

Mickoski: Kemi investime historike në kulturë

Shkup, 11 shtator 2025 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi sot se në fushën e kulturës ka investime historike, duke i theksuar aktivitetet vijuese për ndërtimin e Teatrit në Strumicë, Sallës Universale në Shkup, si dhe rindërtimin e shtëpive të kulturës në shtet. 

Në pyetjen e gazetarëve Mickoski tha se ka përfunduar tenderi për Teatrin në Strumicë dhe se ai objekt përfundimisht do të përfundojë dhe lëshohet në funksion, si dhe se shkupjanëve do tu pëlqejë zgjidhja e cila do të prezantohet për Sallën Universale, e cila tha se është “me të vërtetë moderne”. 

“Absolutisht si në çdo fushë tjetër në vend, në kulturë kemi vërtet investime që, do të thoja, janë historike. Këtu, para së gjithash, po mendoj për investimin në Teatrin e Strumicës, i cili më në fund duhet të përfundojë, procedura e tenderit ka përfunduar etj., dhe të vihet në funksion. Procedura për Sallën Universale të Shkupit, kjo është shumë e rëndësishme. Në një bisedë me ministrin, mendoj se prezantimi i zgjidhjes është vërtet modern dhe do t'u pëlqejë shkupjanëve. Këtu janë të gjitha ato qendra kulturore që po rindërtohen në të gjithë territorin e Maqedonisë”, tha Mickoski, në një deklaratë gjatë një vizite në SPQ "8 Shtatori" të Shkupit.

Investimet, theksoi, janë të nevojshme dhe kemi edhe shumë punë. “Mund të premtojmë vetëm punë të ndershme, të përkushtuar dhe të shumtë. Pjesën tjetër – politikën, intrigat, spekulimet, ua lëmë atyre të cilët nuk munden dhe nuk dinë të punojnë asgjë”, deklaroi Mickoski. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR