Mickoski: Kemi filluar të zhvillohemi, qendrave të pushtetit kjo nuk u përshtatet
- Kryeministri Hristijan Mickosi sot vlerësoi se parametrat e rritura në ekonomi i shqetësojnë dhe janë arsye për ndarjet nga ditët e kaluara të qendrave të pushtetit të cilët nuk dëshirojnë që Qeveria të ketës sukses, ndërsa Maqedonia e Veriut të jetë stabile, e qetë dhe përparuar.
Shkup, 16 shtator 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickosi sot vlerësoi se parametrat e rritura në ekonomi i shqetësojnë dhe janë arsye për ndarjet nga ditët e kaluara të qendrave të pushtetit të cilët nuk dëshirojnë që Qeveria të ketës sukses, ndërsa Maqedonia e Veriut të jetë stabile, e qetë dhe përparuar.
Në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në komunën e Jegunovcës, Mickoski theksoi se rritja e qarkullimit të shërbimeve, e cila u regjistrua nga Enti Shtetëror i Statistikave, është edhe një në vargun e parametrave që thonë se më në fund po fillojmë të zhvillohemi dhe se, siç tha ai, "kjo është arsyeja pse të gjitha qendrat e pushtetit, të cilave nuk u përshtatet që Maqedonia e Veriut të jetë sërish udhëheqëse edhe në ekonomi edhe në paqe edhe në stabilitet edhe në marrëdhëniet ndëretnike në rajon ta nxisin atë që po ndodhë ditëve të fundit".
"Në tremujorin e dytë, gjegjësisht në tremujonin e kaluar kemi pasur rritje në fushën e shërbimimeve prej 3,5 për qind, të asaj që për mua është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe inkurajuese është që në shtatë muajt e parë, nga janari deri në korrik, në fushën e turizmit kemi për 10,5 për qind më shumë turist në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, dhe pres që ai numër deri në fund të vitit të arrijë në 15 për qind, që do të jetë bindshëm rritja më e madhe në rajon. Njëkohësisht, numri i të huajve, turistëve që e shfrytëzojnë Maqedoninë si vendin për pushim është rritur për 15 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar dhe pres që ai numër të jetë 25 për qind deri në fund të vitit", tha Mickoski.
Të gjitha këto tregues, shtoi kryeministri, i shqetësojnë këto qendra të pushtetit të cilët nuk dëshirojnë që kjo Qeveri të ketë sukses, të cilët nuk duan që Maqedonia e Veriut të jetë stabile, e qetë, e përparuar. qa/