Mickoski: Jetojmë në shtet në të cilin ka sunduar "trekëndësh" prej kriminelëve politik, narkokarteleve dhe gjykatësve dhe prokurorëve
- Jetojmë në një shtet në të cilin ka sunduar "trekëndëshi" mes kriminelëve politik, narkokarteleve dhe prokurorëve,tha kryeministri Hristian Mickoski, në përgjigje të pyetjes së deputetëve në mbledhjen e sotme në Kuvend. Kryeministri theksoi se qytetarët nuk ndjehen të sigurt për shkak të mungesës së zbatimit të drejtësisë.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:50, 28 nëntor, 2024
Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) - Jetojmë në një shtet në të cilin ka sunduar "trekëndëshi" mes kriminelëve politik, narkokarteleve dhe prokurorëve,tha kryeministri Hristian Mickoski, në përgjigje të pyetjes së deputetëve në mbledhjen e sotme në Kuvend. Kryeministri theksoi se qytetarët nuk ndjehen të sigurt për shkak të mungesës së zbatimit të drejtësisë.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski nga foltorja parashtroi pyetje me paraqitjen dhe sundimin e "narkokarteleve" në kryeqytet dhe vend dhe rreth përballjes përfundimtare me ta. Mickoski në përgjigje theksoi se ishte i shqetësuar nga lidhja e ish-funksionarëve dhe kriminelëve dhe është evituar zbatimi i drejtësisë.
"Më shumë më shqetëson që një pjesë e madhe e këtyre të dëgjuarve me probleme shëndetësore, ishin të dëgjueshëm edhe të këtyre narkokarteleve dhe ishin në listë pagesore tek këto narkokartele. Në atë mënyrë e kanë anashkaluar drejtësinë. Do të thotë këtu kemi trekëndësh: kriminelë politik, narkokartele dhe gjykatës e prokurorë. Pak prej tyre, por tani me probleme serioze shëndetësore. Në një vend të tillë kemi jetuar", tha kryeministri Mickoski.
Ai përmendi se në atë periudhë, shteti ishte për përqeshje dhe se funksionarët e atëhershëm, në vend se të bëjnë shtet ata punuan në rritje të kapitalit në kurriz të qytetarëve, pa parashenjë etnike. Kjo, sipas tij, ka kontribuuar edhe për shpërnguljen e të rinjve nga vendi dhe fshatrat e zbrazëta.
"Njerëzit janë ndjerë të pafuqishëm, nuk ka pasur kush të garantojë drejtësi në këtë shtet. Kjo qeveri nuk ka rezultate të shkëlqyeshme, por tërbim të tillë nuk ka. Ndoshta dikush edhe ka tentuar, por nuk do të kalojë pa u ndëshkaur.
Mickoski përmendi se në të kaluarën ka pasur banda të cilat kanë mbretëruar në kryeqytet dhe kanë treguar forcë sepse kanë pasur prapavijë politike.
"I paralajmëroj edhe ato struktura të cialt flasin nëpër qytet dhe në klube të natës se kanëq enë të afërt me mua dhe se do të amnistohen. Dhe tani ka trima të cilët prezantohen rrejshëm. Nuk do të ketë falje. Dhe jo "si deri më tani", kjo përfundoi më 23 qershor para mesnate. Duhet të kthehet faqe e re. Qytetarët presin drejtësi dhe dënim për ata të cilët në të kaluarën i vjedhën, turpëruan, poshtëruan dhe gjunjëzuan. Për fat të keq, ata ende janë në lidhje me këta me ankth", tha Mickoski.
Ai përmendi se pushteti i tanishëm nuk hyn në koalicion me narkokartele dhe banda, as nuk përfshin makina në mesnatë për dhënie fshehtas të pasaportave. Për paraqitjen e krimit në periudhën e kaluar, fajin ia hodhi koalicionit të kaluar në pushtet dhe mënyrën në të cilën e kanë zbatuar pushtetin.
E dimë saktë se me çfarë vegla dhe metoda janë shërbyer dhe çfarë marrëveshje joparimore kanë bërë mes veti. Ajo e ka mbajtur koalicionin e dy partive në pushtet dhe më gjerë me këto kartele. E keqja është që shkatërruan shumë jetë të rreja për shkak të lakmisë së tyre dhe bashkimit të tyre dhe filluan të prëdorin substanca të cialt janë të palejueshme, ndërsa disa i humbën edhe jetët e tyre", tha Mickoski dhe paralajmëroi zbatim konsekuent të drejtësisë. ab/
foto: МIА arkivi