Mickoski: Janë përcaktuar qartë mënyrat se si mund të shpenzohen mjetet e siguruara përmes linjës kreditore nga Hungaria
- Mjetet e siguruara përmes linjave të kreditit nga Hungaria shpenzohen për një qëllim të caktuar. Qeveria ka miratuar vendim që përcakton saktësisht mënyrat se si mund të shfrytëzohen këto mjete, ndaj nuk ka bazë për spekulime për shpenzime të papërshtatshme. Këtë sot e ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski në Negotinë, lidhur me akuzat e opozitës për keqpërdorim të mjeteve.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:06, 26 shkurt, 2025

Negotinë, 26 shkurt 2025 (MIA) - Mjetet e siguruara përmes linjave të kreditit nga Hungaria shpenzohen për një qëllim të caktuar. Qeveria ka miratuar vendim që përcakton saktësisht mënyrat se si mund të shfrytëzohen këto mjete, ndaj nuk ka bazë për spekulime për shpenzime të papërshtatshme. Këtë sot e ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski në Negotinë, lidhur me akuzat e opozitës për keqpërdorim të mjeteve.
Mickoski theksoi se opozita mund të thotë gjithçka, por për gjithçka që thuhet duhet të ekzistojnë dëshmi.
"Edhe po të duam nuk mundemi, Qeveria solli vendim, janë përcaktuar mënyrat se si mund të shpenzohen mjetet e kredisë", tha ai.
Sa i përket mjeteve të siguruara përmes linjave kreditore nga Hungaria, ai theksoi se interesimi është jashtëzakonisht i lartë. Sipas informacioneve që disponon, të cilat, siç tha ai në baza ditore e ka brifuar ministrja e Financave, Mickoski theksoi se vetëm një nga bankat ka kërkesë në vlerë prej 180 milionë euro për financim të projekteve.
"Kur t'i mbledhim të gjitha bankat, kjo shumë shkon në më shumë se 350 milionë euro, që do të thotë se edhe këto 250 do të jenë pak. Mund të na duhet të kërkojmë përsëri miqtë dhe aleatët tanë jashtë Maqedonisë për një linjë të re krediti me kushte jashtëzakonisht të favorshme. Shohim se kjo është mënyra për të zhvilluar ekonominë", tha ai. qa/
Foto: qeveri