• e martë, 07 prill 2026

Mickoski: Investojmë në arsim me tridhjetë projekte me vlerë prej një miliardë denarëve

Mickoski: Investojmë në arsim me tridhjetë projekte me vlerë prej një miliardë denarëve

Shkup, 6 prill 2026 (MIA) - Tridhjetë projekte me vlerë më të madhe se një miliard denarë në fushën e arsimit investon Qeveria përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për ndërtimin e shkollave të reja dhe sallave shkollore sportive, rinovim të shkollave, shtëpive studentore me qëllim të kushteve më të mira për punë të kuadrit edukativo-arsimor dhe kushte më të mira për mësim të nxënësve dhe studentëve. Këtë e theksoi sot kryeministri Hristijan Micskoki duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas lëshimit në përdorim të sallave tërësisht kirurgjikale të rikonstruktuara në Qendrën Klinike "Nëna Terezë" për planin për investimet e paralajmëruara në infrastrukturën arsimore.

"Do të doja të thoja se, gjithashtu kur bëhet fjalë për shëndetësi, kemi sinergji edhe me arsimin. Është duke vijuar procesi i kërkesës sonë si Qeveri deri te institucionet ndërkombëtare financiare, të cilët do të përfshiheshin në procesin e financimit të projektit për përfundim të përhersëm të Qendrës Klinike, gjegjësisht Qendrës Klinike në Shtip, së bashku me Fakultetin e Mjekësisë dhe shtëpinë studentore atje. Përfundimit i projektit Enti shëndetësor me veprimtari të zgjeruar në Kërçovë, gjegjësisht Spitali atje, Edhe normalisht rikonstruksioni i Spitalit Klinik në Tetovë", tha Mickoski

Pret që procesi të përfundojë këtë muaj dhe do të mund të hyjë edhe në fazën e ardhshme.

"Kështu që rindërtimi dhe ndërtimi i të gjitha këtyre projekteve do të jenë vërtet diçka që deri më tani nuk është parë në Maqedoni", theksoi Mickoski. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR