• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Investimi në parkun me erë prej 450 milionë eurove do të sjellë 100 milionë euro të reja në BPV

Mickoski: Investimi në parkun me erë prej 450 milionë eurove do të sjellë 100 milionë euro të reja në BPV

Shtip, 24 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski, i cili ditën e parë si kryeministër e filloi nga Shtipi, paralajmëroi se investimi për parkun me erë i cili zyrtarisht do të kumtohet nesër, do të sjellë 100 milionë euro më shumë të ardhura në BPV.

Siç theksoi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, projekte të këtilla do të ketë akoma në periudhën që vjen.

"Era e Maqedonisë do të sjellë plotësisht 100 milionë euro në vit në BPV. Projektin do ta kumtojmë nesër, së bashku me investuesin. Parku me erë do të ndërtohet mes tre komunave, Karbinci, Shtip dhe Radovish. Bëhet fjalë për investim prej 400 - 450 milionë euro. Ky është projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për portofolin energjetik të shtetit i cili dukshëm do ta përmirësojë performansën e sektorit tonë energjetik. Nuk ka ligje speciale, nuk ka qora të garantuar me çmim të garantuar për 20 - 30 vite, por ionvestues  i cili do të investojë 450 milionë euro, ndërsa shteti do të marrë për 100 milionë euro të ardhuma më të mëdha në BPV që duhet të sjellë 20 për qind nga prodhimi i përgjithshëm i rrymës që do ta bëjë vendin energjetikisht të balancuar. Në periudhën që pason do të ketë akoma befasi të këtilla të bukura", tha Mickoski.

Mickoski mori pjesë në vendosjen e gur-themelit të sallës së re sportive "Xhekson", kontrolloi ndërtimin e bulevardit të ri "Ilindeni", ndërsa më pas, së bashku me minsitrin e Shëndetësisëm, Arben taravari, kontrolloi gjendjen në spitalin e Shtipit.

Porositi se Qeveria e re do të ndërtojë atje ku paraardhësit e saj kanë lënë projekte të pasuksesshme. ab/

Foto/video: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR