Mickoski: Investim i ri nga Genterm prej 30 milionë eurosh, rritet besimi në ekonominë tonë
- Investimin e ri prej 30 milionë euro të kompanisë Gentherm – lider global në industrinë e automobilizmit, që do të mundësojë deri në 300 vende të reja pune, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski. Potencoi se ky është një tregues tjetër se vendi po bëhet një destinacion i sigurt për investime strategjike teknologjikisht të përparuara afatgjata. Me projekte të tilla, theksoi, rritet prodhimi industrial, krijohen vende të reja pune, rritet eksporti dhe me të rritet besimi në ekonominë tonë, rritet vlera e njohurive, aftësive dhe punës së Maqedonisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:16, 3 korrik, 2025
Shkup, 3 korrik 2025 (MIA) - Investimin e ri prej 30 milionë euro të kompanisë Gentherm – lider global në industrinë e automobilizmit, që do të mundësojë deri në 300 vende të reja pune, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski. Potencoi se ky është një tregues tjetër se vendi po bëhet një destinacion i sigurt për investime strategjike teknologjikisht të përparuara afatgjata. Me projekte të tilla, theksoi, rritet prodhimi industrial, krijohen vende të reja pune, rritet eksporti dhe me të rritet besimi në ekonominë tonë, rritet vlera e njohurive, aftësive dhe punës së Maqedonisë.
"Sot po shkruajmë një faqe tjetër të rëndësishme në historinë bashkëkohore ekonomike të shtetit. Po njoftoj investimin e ri të Genterm - një lider global në industrinë e automobilizimit, i cili, përveç investimit ekzistues në Prilep, po fillon një plan për procesin e zgjerimit të prodhimit pikërisht këtu. Ky cikël i ri investimi konfirmon atë që të gjithë e ndiejmë se Maqedonia po bëhet një destinacion i sigurt për investime strategjike teknologjikisht të përparuara afatgjata", tha Mickoski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Investimi, sipas planit afarist të kompanisë, siç shpjegoi, do të arrijë në më shumë se 30 milionë euro, me deri në 300 vende të reja pune. Sipas kryeministrit, bëhet fjalë për sisteme shumë të integruara në industrinë e automobilizmit, me pajisje të reja teknologjike, linja të automatizuara dhe prodhim modern. Kjo, konsideron ai, do të rrisë ndjeshëm eksportin, dhe fakti që bëhet fjalë për prodhim me teknologji të lartë tregon se jemi konkurrues edhe në atë treg. Me këtë, theksoi kryeministri, po bëhemi një qendër rajonale për Genterm për Evropën.
"Ky nuk është vetëm një investim tjetër, ky është një nxitës i ekonomisë sonë. Me projekte të tilla, prodhimi industrial rritet, krijohen vende të reja pune, eksporti rritet dhe me këtë rritet besimi në ekonominë tonë, rritet vlera e njohurive, aftësive dhe punës së Maqedonisë. Rezultatet janë të jashtëzakonshme dhe të dukshme", theksoi kryeministri Mickoski.
Përkujtoi se vitin e kaluar vendi e mbylli me një nivel rekord të lartë të investimeve të huaja direkte prej 1 miliard e 255 milionë euro. Asnjëherë më parë në histori, theksoi, nuk ka pasur një fluks të tillë kapitali. Gjithashtu, përmendi se në muajt e parë të këtij viti prodhimi industrial ka qenë në rritje, me majin që shënoi rritjen më të lartë historike në dekadën e fundit me 9,4 për qind, dhe kjo, theksoi, nuk janë vetëm fjalë, këto janë numra realë, rezultat i besimit që investitorët kanë në mjedisin e ri politik.

"Jam i vetëdijshëm se do të duhet një periudhë e caktuar që kjo të ndihet në fuqinë reale ekonomike të qytetarëve, por po bëjmë gjithçka që kjo të jetë sa më shpejt dhe që ajo periudhë të jetë sa më e shkurtër.
Dhe këtu duhet të nënvizoj - ky është një ndryshim themelor nga e kaluara. Në një kohë kur qeveritë po shpenzonin energji për korrupsion, nepotizëm dhe premtime të rreme, ne po ndërtojmë për të vërtetën, duke hapur fabrika, duke sjellë investitorë, duke krijuar një të ardhme. Po luftojmë për çdo investitor - vendas dhe të huaj. Për çdo sallë të re, për çdo vend pune, çdo denar i investuar këtu. Sepse ne e dimë - ekonomia nuk drejtohet me parulla, por me projekte,me partneritete dhe investime të sigurta", tha Mickoski.
Shtoi se si Qeveri po i hedhin themelet e një modeli të ri ekonomik një model në të cilin investimet janë forca lëvizëse, dhe qytetari i Maqedonisë - zemra e zhvillimit.

Drejtori i ZZHTI-së, Goce Dimovski, konsideron se me këtë investim të ri, kompania amerikane Genterm seriozisht do të rrisë eksportet nga fabrika e saj që tashmë e ka në Maqedoni.
"Sipas planit afarist të marrë nga ana e kompanisë Genterm bëhet fjalë për një investim në prodhimin me teknologji të lartë që me siguri do të përmirësojë produktivitetin në industri dhe do të rrisë eksportin nga Maqedonia", tha Dimovski.
Thotë se investime të tilla janë gjithmonë të mirëseardhura në Maqedoni dhe se do të punojnë për të tërhequr investime të reja.
Foto dhe Video Qeveria