• e enjte, 27 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mickoski: I mbështes qytetarët të cilët kanë vendosur që mllefin e tyre ta shprehin nëpërmjet protestave, por nuk i arsyetoj brejtësit politikë të cilët nuk duan qeveri të fuqishme

Mickoski: I mbështes qytetarët të cilët kanë vendosur që mllefin e tyre ta shprehin nëpërmjet protestave, por nuk i arsyetoj brejtësit politikë të cilët nuk duan qeveri të fuqishme

Radovish, 24 mars 2025 (MIA) – Absulutisht i kuptoj të gjithë ata të cilët kanë vendosur që mllefin e tyre legjitim, ta shprehin përmes mjeteve demokratike, ndërsa ato janë protesta. Por, nuk mund t’i arsyetoj asesi ata brejtës politikë, shkaba, të cilët nuk duan Qeveri të fuqishme nga VMRO, sepse është mbrojtëse dhe shtylla e fundit të mos lejohet shkatërrimi i Maqedonisë, si shtet, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski, i cili gjatë vizitës në Radovish u pyet për koment për protestat pas tragjedisë në diskotekën në Koçan. 

Kryeministri Mickoski theksoi se protestat janë mjet demokratik i shprehjes së pakënaqësisë. 

 “Edhe unë jam nervoz, ndërsa besoj se edhe ju jeni të pakënaqur. Të gjithë jemi të pakënaqur me gjithçka që po ndodh dhe nuk duhet të kemi dilema. Ne jemi duke i zgjidhur çështjet dhe do të vazhdojmë t'i zgjidhim ato në nëntë muajt e fundit, që nga koha kur është zgjedhur kjo Qeveri u zgjodhën, për shumë çështje kjo Qeveri ishte mbrojtëse, të mos lejojmë të vazhdojë poshtërimi, plaçkitja, shkatërrimi kombëtar i Maqedonisë. Pikërisht ky është problemi i atyre brejtësve politikë, të cilët duan të fitojnë pikë politike përmes këtyre protestave, prandaj shohin mundësi”, deklaroi Mickoski.

Potencoi se absolutisht e mbështet shprehjen e revoltës dhe mllefit, sepse, siç tha, edhe shumë gjëra para nesh mbeten për tu zgjidhur. 

 “Por ne do të luftojmë deri në atomin e fundit, energjinë, të cilën e kemi që të rregullojmë diçka në emër të brezave të ardhshëm që do të vijnë. Asgjë nuk mund të bëhet brenda natës, megjithëse kemi bërë shumë, do të përsëris periudhën e kaluar. Kemi mposhtur disa shoqata mafioze që për fat të keq kanë vepruar në vend dhe do të vazhdojmë të veprojmë edhe në periudhën në vijim. Por, tani e tutje do të dëshiroja që të gjithë të jemi të fokusuar dhe të përkushtuar për zgjidhjen e problemeve”, tha Mickoski. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR