• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski i kënaqur nga shifrat e realizuara në turizëm në pesë muajt e parë të këtij viti

Mickoski i kënaqur nga shifrat e realizuara në turizëm në pesë muajt e parë të këtij viti

Ohër, 12 korrik 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski, gjatë vizitës së sotme në lagjen e rikonstruuar të shtyllave në GJirin e eshtrave në Ohër, shprehi kënaqësi nga rezultatet e realizuara në turizëm në pesë muajt e parë të këtij viti.

"Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur nga shifrat që janë relaizuar në pesë muajt e parë të këtij viti. Enti shtetëror i statistikave dje kumtoi numra në të cilat në maj të këtij viti, krahasuar me majin e vitit të kaluar ka mbi 22% turistë më shumë dhe mbi 15% akomodime. Nëse shihet periudha nga janari deri në maj, peës muajt e parë të këtij viti, kemi për 16% më shumë turistë dhe përafërsisht 12% më shumë akomodime të realizuara. Kjo paraqet motiv të mirë për të gjithë ne të vazhdojmë në atë drejtim", deklaroi Mickoski duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve.

Ai shtoi se në fokus të Qeverisë vazhdon të jetë edhe segmenti i turizmit. ab/

foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR