Mickoski: Hiqen vizat për në Emiratet e Bashkuara Arabe
- Vizita e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe e solli rezultatin e parë konkret. Me kërkesën tonë, ata hoqën vizat të cilat ishin të nevojshme për udhëtim drejt këtij vendi, publikoi ministri Hristijan Mickoski në Fejsbuk.
- Post By Sara Ademi
- 13:37, 25 prill, 2025
Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Vizita e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe e solli rezultatin e parë konkret. Me kërkesën tonë, ata hoqën vizat të cilat ishin të nevojshme për udhëtim drejt këtij vendi, publikoi ministri Hristijan Mickoski në Fejsbuk.
Së shpejti, siç njoftoi Mickoski, me zbatimin konkret të vendimit për udhëtim pa viza do të ndikohet në një ekonomi më të fuqishme, udhëtim të lirë, përforcim të partneritetit të ndërsjellë.
"Luftojmë në çdo mënyrë të mundshme t'i ndihmojmë qytetarët tanë dhe çdo ditë të bëhen ndryshime për të ardhmen e përbashkët", shënoi kryeministri Mickoski. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s