Mickoski: Hidrosistemi "Gjavatë" po riparohet, në kohën më të shkurtër do të jetë plotësisht funksional dhe operativ
- Po i afrohemi rehabilitimit sistematik të hidrosistemit Gjavatë dhe ai së shpejti do të jetë plotësisht funksional, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski pas inspektimit të sotëm të aktiviteteve ndërtimore për riparimin e Hidrosistemit.
- Post By Sara Ademi
- 14:57, 22 gusht, 2025
Gjavatë, Bogdanc, 22 gusht 2025 (MIA) - Po i afrohemi rehabilitimit sistematik të hidrosistemit Gjavatë dhe ai së shpejti do të jetë plotësisht funksional, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski pas inspektimit të sotëm të aktiviteteve ndërtimore për riparimin e Hidrosistemit.
"E vlerësoj se është mirë që dolëm në vendin e vetë tubacionit, gjegjësisht trasenë e hidrosistemit Gjavato, për t’u bindur personalisht dhe për të parë se çfarë ka ndodhur në më shumë se dy dekada, që nga ndërtimi i këtij hidrosistemi dhe që nga vendi i ngjarjes mund të bëjmë një lloj diagnostikimi të caktuar sipas të cilit do të veprojmë më tej. Janë detektuar vende ku kemi tuba të plasura, praktikisht tuba që duhet ta çojnë ujin deri te rezervuari, prej ku me pompa të tjera më pas uji do të transportohet deri në Liqenin e Dojranit", deklaroi Mickoski dhe shtoi se që 3-4 vitet e fundit ka funksionuar me tubacion të dëmtuar.
Ai theksoi se falë një kompanie socialisht përgjegjëse, është ndërhyrë në riparimin e këtyre defekteve dhe do të përfundohet së shpejti, unë pres që në ditët në vijim të riparohen këta tubacione, gjë që do të rrisë ndjeshëm kapacitetin e ujit që do të mbërrijë te rezervuari, prej ku me pompa të tjera do të drejtohet drejt Liqenit të Dojranit.
"Dua të përmend që bëhet fjalë për 2 pompa zhytëse të puseve, siç mund ta shihni këtu, kapaciteti i përgjithshëm është 10, ndërsa 8 të tjerat nuk funksionojnë. Këto 2 kanë kapacitet nga 100 litra në sekondë secila, megjithëse kapaciteti i përgjithshëm i hidrosistemit është 1 metër kub, gjegjësisht 1.000 litra në sekondë. Në periudhën që vijon, planifikojmë së shpejti, të vëmë në funksion të paktën 4, e më pas edhe 2 të tjera shtesë, me çka vlerësojmë se do të shfrytëzohet plotësisht kapaciteti i sistemit, në mënyrë që sa më shpejtë Liqeni i Dojranit të marrë pamjen që meriton ta ketë dhe që të gjithë qytetarët të mund ta shfrytëzojnë", nënvizoi Mickoski.

Hidrosistemi, tha ai, do t'u sjellë dobi fermerëve të cilët do të jenë në gjendje të ujitin të mbjellat e tyre, si dhe qytetit të Bogdancit, i cili furnizohet me ujë nga ky hidrosistem gjatë verës. Ai njoftoi se do të riparohen edhe pompat përforcuese që e shtyjnë ujin drejt Liqenit të Dojranit.
"Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të miratojmë vendim që fabrika për pajisje dhe pjesë, në kuadër të REK Manastir, të çmontojë dy prej tyre, t’i riparojë dhe më pas t’i rimontojë. Në komunikim me inxhinierët e REK Manastir mora informacion se brenda 10 ditëve nga çmontimi deri në montim ato do të jenë plotësisht të riparuara. Në këtë otkë e cila është në pronësi shtetërore, do të instalohen panele diellore dhe sisteme të baterive sepse faturat në mënyrë dramatike do të ulen, ndërsa mjetet që do të kursehen do të përdoren për mirëmbajtjen e tubacionit dhe hidrosistemit Gjavatë", theksoi Mickoski.
Me instalimin e atyre paneleve diellore dhe sistemeve me bateri, vlerësuam se fuqia e instaluar do të jetë rreth 2 megavatë dhe 4 megavat orë nga sistemet me bateri.
Me atë faturat do të ulen në mënyrë dramatike dhe kursimet do të jenë të mëdha dhe mjetet e kursyera do të përdoren për mirëmbajtjen e tubacioneve të ujit dhe për mirëmbajtjen e vetë hidrosistemit Gjavatë dhe me këtë do të mundësohet qasje më e madhe për bujqit në ujë për ujitjen e tokave bujqësore, tha Mickoski.
Në fund nënvizoi se po i qasemi riparimit të hidrosistemit "Gjavatë", ndërsa jo si më parë, si para 3-4 viteve kur të punësuarit kanë apeluar në Qeverinë paraprake për zgjidhjen e problemeve, por nuk kanë gjetur përgjigje nga ana e kompetentëve.

Sipas zëvendësministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkovska, puna për rehabilitimin e sistemit ka kohë që po zhvillohet dhe si ministri kompetente po punojnë për zgjidhjen e problemeve sa më shpejt të jetë e mundur. Këto operacione, shtoi ajo, janë të parat për rindërtimin dhe rehabilitimin e Hidrosistemit "Gjavatë". Ajo theksoi se Ministria ka ndarë 2 milionë denarë në buxhetin e vitit 2025 për përgatitjen e një projekti rehabilitimi. sa/
Foto: MIA