Mickoski: Gjykata vendosi se Sllavjanka Petrovska ka përhapur gënjeshtra dhe shpifje kundër meje
- Kryeministri Hristijan Mickoski përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se Gjykata civile në Shkup ka sjell vendim përfundimtar me çka vërtetohet se ish ministrja dhe deputetja aktuale e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska ka përhapur publikisht gënjeshtra dhe shpifje kundër tij.
- Post By Fami Bajrami
- 00:13, 30 qershor, 2025
Shkup, 30 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se Gjykata civile në Shkup ka sjell vendim përfundimtar me çka vërtetohet se ish ministrja dhe deputetja aktuale e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska ka përhapur publikisht gënjeshtra dhe shpifje kundër tij.
"Edhe një konfirmim se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Gjykata civile në Shkup ka sjell vendim përfundimtar duke vërtetuar se ish ministrja dhe deputetja aktuale e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska ka përhapur gënjeshtra dhe shpifje kundër meje. Gjykata ka urdhëruar jo vetëm të më kërkojë falje, por edhe ta publikojë aktvendimin në media, sepse e vërteta duhet të dalë në dritë", shkroi Mickoski në postimin në Fejsbuk.
Ky aktvendim, siç thotë ai, konfirmon se LSDM jo vetëm që gënjen, por as nuk ka ndryshuar.
"Ata vazhdojnë ta nënvlerësojnë popullin, duke besuar se me shpifje dhe manipulime do ta njollosin punën time dhe se populli do të zhgënjehet. Por populli ynë është i mençur. Ka përvojë me politikanë si këta nga LSDM-ja, karrierat e të cilëve janë ndërtuar mbi mashtrim, pakujdesi dhe mungesë përgjegjësie. Kjo nuk është beteja ime personale, kjo është betejë për parime, për të vërtetën, për dinjitetin e çdo individi që nuk lejon që gënjeshtrat t'u m'vishen pa u ndëshkuar. Vazhdojmë me përkushtim, ndershmëri dhe me kokën lart. Gënjeshtrat do të bien. E vërteta fiton", shkruan Mickoski në postimin në Fejsbuk.
Foto: arkivi i MIA-s