• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Gjuha shqipe nuk është e rrezikuar, personalisht e respektoj dhe këtë e tregoj me vepra

Mickoski: Gjuha shqipe nuk është e rrezikuar, personalisht e respektoj dhe këtë e tregoj me vepra

Shkup, 24 shtator 2024 (MIA) - Mendoj se nuk kemi çështje të hapura në atë nivel me Shqipërinë dhe ato janë tema artificiale, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski i pyetur për të komentuar deklaratën lidhur me gjuhën shqipe nga kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila dje qëndroi në vend.

Në pyetjen e gazetarëve si e komenton deklaratën e Spiropalit e "nëe rrezikohet gjiha hqipe, rrezikohet edhe identiteti i hqiptarëve në Maqedoni", Mickoski tha se nuk din për atë deklaratë, por se personalisht e respekton gjuhën shqipe, se ajo në vend nuk është e rrezikuar, por e sendërtuar.

"Ne nuk jemi si vende të ndara anltare të cilat dëshirojnë ta rrezikojnë identitetin e popujve të tjerë. Ne nuk kemi qëllim të tillë. Përkundrazi, e respektojmë atë identitet dhe veçantinë e gjuhës shqipe, gjuhës maqedone dhe të gjitha gjuhët që përdoren nga qytetarët në Maqedoni. Unë personalisht i respektoj. Në festën e 2 Gushtit këtë vit "Meçkin Kamen", Manifesti u lexua edhe në gjuhën shqipe, jo vetëm në gjuhën maqedone, kështu që ne nuk flasim, ne dëshmojmë me vepra. Ka politikanë të cilët flasin, ndërkaq nuk bëjnë asgjë, unë jam prej atyre politikanëve të cilët tregojnë e vepra dhe absolutisht e respektoj gjuhën shqipe. Çdo vit e uroj Ditën e alfabetit shqip - 22 Nëntorin. Kryetari i komunës sës Manastirit, i cili është nga radhët e VMRO-DPMNE-së, dje i dëshiroi mirëseardhje në Manastir kryetares së Parlamentit shqiptar mu në një institucion të tillë i cili është i rëndësishëm për gjuhën shqipe. Kështu që, jo vetëm që nuk është e rrezikuar, por edhe e sendërtuar... Mendoj se nuk kemi çështje të hapura në atë nivel me Shqipërinë dhe ato janë tema artificiale të cilat përfundojnë siç ishte edhe përgjigja ime", tha Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vendosjes së gur-themelit të sallës sportive në SHF "Dimitar Pop Georgiev Berovski" në lagjen Hrom.

Shtoi, se ai tashmë do të interesohej për mbrojtjen e gjuhës shqipe, "jo vetëm tek ne, por çdokund në rajon ku ka maqedonas të cilët e përdorin gjuhën amtare maqedone".

Lidhur me vizitën e djeshme të Spiropalit, kryeminsitri theksoi se patën takim korrekt në të cilin, siç tha, biseduan për marrëdhëniet e mira mes dy shteteve. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR