Mickoski: Fillojmë me projektin për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë
- Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se vendi fillon aktivitetet për projektin e ndërtimit të seksionit të tretë nga hekurudha drejt Bullgarisë nga Korridori 8. Kjo vjen, theksoi ai, pasi u hoqën pengesat nga e kaluara dhe Qeveria vendosi të aktivizojë një grant nga Banka Evropiane e Investimeve si mbështetje teknike për rishikimin e projektit bazë, pas së cilës do të shpallet një tender për punimet e ndërtimit.
- Post By Sara Ademi
- 13:31, 29 gusht, 2025
Shkup, 29 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se vendi fillon aktivitetet për projektin e ndërtimit të seksionit të tretë nga hekurudha drejt Bullgarisë nga Korridori 8. Kjo vjen, theksoi ai, pasi u hoqën pengesat nga e kaluara dhe Qeveria vendosi të aktivizojë një grant nga Banka Evropiane e Investimeve si mbështetje teknike për rishikimin e projektit bazë, pas së cilës do të shpallet një tender për punimet e ndërtimit.
"Faza e tretë do të jetë me rëndësi të madhe për ne si vend. Në këtë mënyrë, do ta konfirmojmë qëllimin tonë të jemi udhëkryq i korridoreve shumë të rëndësishme panevropiane 8 dhe 10. Faza e tretë është në proces të zhvillimit, është e rëndësishme që të gjitha pengesat nga e kaluara që kanë ndodhur janë kapërcyer, është arritur një marrëveshje me fqinjin tonë lindor. Pjesa jonë, do të thoja me vendimin e Qeverisë për të aktivizuar grantin, që do të thotë mbështetje teknike nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI), do të thotë se po fillojmë edhe me këtë projekt. Mbështetja teknike do të thotë rishikim i projektit bazë, rishikim i dokumentacionit të plotë dhe më pas publikim i një thirrjeje publike për ndërtimin e fazës së tretë", tha Mickoski, pas një inspektimi të aktiviteteve ndërtimore në rrugën shtetërore A2, rrethrrotullimin "Kriva Palanka".
Me këtë, plotësoi kryeministri, praktikisht ne do ta rrumbullakojmë gjithë aksin që është pjesë e Korridorit 8, nga Kumanova deri në kufirin me Bullgarinë. Nga ana tjetër gjithashtu procesi që përparon mirë ashtu që Korridori 8 do të përfundojë plotësisht. Jemi gjithashtu në një fazë të avancuar edhe të Korridorit 10, i cili është pjesë e marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar dhe do të ketë lajme dhe momente të mira në periudhën që vijon", tha Mickoski.
Qeveria në seancën e 26-të të këtij muaji solli vendim të zbatojë Marrëveshjen për grant për mbështetje teknike në vlerë prej 3,7 milionë euro nga BEI. Me këtë, informuan nga Qeveria, konsulenti i përzgjedhur do ta përgatisë dokumentacionin e ri të projektit në periudhën e ardhshme, si dhe do të përgatisë procedurën e tenderit për zgjedhjen e një kontraktori. Përveç kësaj, me qëllim përshpejtimin e aktiviteteve, NP Infrastruktura Hekurudhore do të fillojë një procedurë për zgjedhjen e një mbikëqyrësi të ndërtimit.
Pjesa e tretë e hekurudhës drejt Bullgarisë, nga Kriva Pallanka deri në kufirin bullgar, është në gjatësi prej 23,4 kilometra me 22 tunele të planifikuara, nga të cilat edhe ndërkufitar, si dhe 52 ura. Me tenderin që dështoi, siç publikoi Qeveria, vlera e 340 milionë eurove të para të planifikuara është rritur në 560 milionë euro.
Maqedonia dhe Bullgaria, pas ngecjes disamuajshe në fund të qershorit në nivel ministror arritën marrëveshje për të ecur përpara me punimet për lidhjen hekurudhore. Në takimin me delegacionet e dy vendeve më 16 korrik në Bruksel u identifikuan prioritetet përfshirë rishpalljen e tenderit për punimet në seksionin hekurudhor midis Kriva Pallankës dhe hyrjes në tunelin ndërkufitar deri në fund të këtij viti nga ana e Maqedonisë. Për projektin e përbashkët për ndërtimin e tunelit ndërkufitar midis Gjueshevës dhe Deve Bairit, ata ranë dakord të formojnë grupe pune që do të finalizojnë tekstin e marrëveshjes ndërqeveritare me qëllim përcaktimin e detyrimeve specifike të të dyja palëve për aspektet teknike, financiare, ndërtimore dhe operative.
Ndërkohë, Kompania kombëtare bullgare e infrastrukturës hekurudhore muajin e kaluar njoftoi një tender për projektimin dhe ndërtimin e një linje të re hekurudhore prej 2.4 kilometrash nga Gjuesheva deri në kufirin me Maqedoninë, e vetmja pjesë e hekurudhës së Korridorit 8 që mungon në territorin bullgar, si dhe për modernizimin e pjesës prej 17 kilometrash nga Perniku në Radomir. Ministria Bullgare e Transportit njoftoi në atë kohë se me shpalljen e tenderëve, Bullgaria po përmbush detyrimet e saj për ndërtimin e plotë të një lidhjeje hekurudhore midis dy vendeve.
Seksioni i parë i hekurudhës drejt Bullgarisë u lëshua në janar të këtij viti, ndërsa në të dytin janë përfunduar 30 për qind e punimeve ndërtimore dhe tashmë është tejkaluar problemi i konstruksionit me shtyllat e ndërtuara para 30-të viteve në urat në afërsi të Kratovës. sa/
foto: MIA